Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, pritet krijimi i Qendrës së Ekselencës

08:22 - Nëntor 6, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria synon të zhvillojë një ekosistem të qëndrueshëm përmes inovacionit dhe kërkimit shkencor, duke theksuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, sektorit privat dhe institucioneve publike në rritjen e kapaciteteve kombëtare në fushën e sigurisë kibernetike dhe krijimin e zgjidhjeve të reja teknologjike.

Për të arritur këtë qëllim, në Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030 së pari është parashikuar krijimi i Qendrës Kombëtare të Ekselencës për Sigurinë Kibernetike (QKESK) si një qendër inovative për kërkim dhe zhvillim teknologjik do të mundësojë bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, qendrave kërkimore kombëtare e ndërkombëtare dhe institucioneve publike e private. Ajo do të nxisë kërkimin shkencor, identifikimin e talenteve dhe trajnimin e tyre me teknologjitë më të avancuara. Në fokus do të jetë zhvillimi i zgjidhjeve inovatore, si inteligjenca artificiale, analiza e të dhënave dhe kriptografia, për parandalimin dhe zbulimin e sulmeve kibernetike në kohë reale, me synimin për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë digjitale kombëtare.

Strategjia gjithashtu parashikon në mënyrë të veçantë, mbështetja e startupeve në fushën e sigurisë kibernetike përmes krijimit të një mjedisi që nxit inovacionin dhe sipërmarrjen teknologjike. Kjo përfshin lehtësimin e aksesit në burime kërkimore dhe ekspertizë teknike, ofrimin e trajnimeve të specializuara dhe programeve të mentorimit, si dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet sektorit publik, privat dhe institucioneve të arsimit të lartë. Një fokus i veçantë do t’i kushtohet nxitjes së pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në sektorin e sigurisë kibernetike.

Po kështu, pjesë e qëllimit të inovacionit dhe kërkimit shkencor do të jetë edhe zhvillimi i programeve të financimit për kërkim dhe inovacion në sigurinë kibernetike.

Këto programe do të përfshijnë krijimin e fondeve specifike, promovimin e barazisë gjinore në politikat e inovacionit e të kërkimit shkencor, ofrimin e stimujve fiskalë për bizneset që investojnë në teknologji të sigurta dhe promovimin e partneriteteve publike-private për bashkëfinancimin e projekteve inovative.

Fondi i parashikuar për inovacionin dhe kërkimin shkencor është 90 milionë lekë për vitet 2025-2027./ekofin.al

 

 

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
kerkimi shkencor siguria kibernetike start-up strategjia
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

gazetar_213:40 - Korrik 23, 20260

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë do të hyjë praktikisht…

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026

ALTAX: Rekord të ardhurash për buxhetin, por alarm për fitimet e bizneseve dhe rritjen e deficitit

12:43 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

12:51 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter