Në Strategjinë për rinovimin e stokut të ndërtesave cilësohet se pjesa dërmuese e ndërtesa të banimit shfrtyëzojnë kryesiisht energjinë elektrike për plotësimin e nevojave të tyre për ngrohje/ ftohjen, ujin e ngrohtë sanitar (UNS), ventilimin dhe ndriçimin.
Qeveria ka vendosur si prioritet eficencën energjitike në Planin Kombëtar për Energjinë dhe Klimin 2020-2030 me synim reduktimit të konsumit energjetik për të cilin ndërtesat janë ndër kontribuesit kryesorë.
Udhëzimi i Komisionit Evropian mbi analizën e impaktit rekomandon një normë skontimi prej 4%.
Një ndër arsyet e përhapjes së gjerë të energjisë elektrike për mbulimin e sistemeve teknike në banesa lidhet drejtpërdrejt me koston. Për sektorin e ndërtesave të lidhur në tension të ulët 230V çmimi i energjisë është i garantuar nga qeveria shqiptare me një vlerë fikse prej 11.4 lek/kWh, pa një fashë orare ose kapaciteti.
Nisur nga kjo si dhe nga mesatarja e çmimit të energjisë sipas bursës HUPX për vitin 2024, përfshirë tarifat e transmetimit dhe të shpërndarjes, çmimi i energjisë do të rezultonte në një vlerë prej 19.7 lek/kWh duke u afruar me mesataren e çmimit të energjisë në vëndet anëtare të Bashkimit Evropian.
Për këtë arsye është e domosdoshme një skemë financiare mbështetëse për n gradual në një treg të liberalizuar të energjisë për konsumatorët fundorë të lidhur me tensionin e ulët 230V.
Mekanizmat e financimit do të jenë:
-grant i cili mbulon një përqindje optimale të një vlere totale investimi të llogaritur;
– kredi e butë;
– zbatimi i parimit “paguaj sa kursen ose kontraktim i performancës energjetike”.
Për rastin e konsumatorëve fundorë të lidhur me tensionin 230V, skema e mbështetjes do të jetë grant dhe masa e përqindjes së grantit do të reflektohet në mënyrë të tillë që kosto efektiviteti i ndërhyrjeve do të pasqyrohet respektivisht tek kursimet e përfituara nga buxheti i shtetit, për shkak të reduktimit të energjisë së subvencionuar dhe tek konsumatori fundor respektivisht kursimeve të përfituara mbi faturën e energjisë elektrike.
Për reflektimin e skemës së mbështetjes në skenarin e propozuar për rinovimin e një ndërtese të tipit apartament, shteti ndërhyn me mbështetje prej 50% të vlerës së nevojshme për investim.
Ndërsa, për rastin e ndërtesave të tipit R2 apartament, rezulton se raporti optimal i investimit të masave të efiçencës energjetike qëndron në një raport 50% konsumatori fundor dhe 50% me mbështetje në formë granti në vlerën totale të investimit, duke konsideruar se konsumatori do të ketë një çmim të mbrojtur të energjisë elektrike.
Diferenca mbi këtë çmim referuar bursës HUPX 2024 do të mbulohet nga qeveria.
Rezultatet e analizës së modelit të ndërtuar, për secilën tipologji të ndërtesave, rezulton ambicioz dhe duhen ndërmarrë hapa të shpejtë për ndërgjegjësimin e konsumatorëve fundorë për përfitimet nga aplikimi i masave të efiçencës energjetike, thuhet në dokument./ekofin.al