Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Strategjia e re për sigurinë rrugore, për herë të parë rregulla për përdorimin e skuterëve elektrikë

15:36 - Shtator 19, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik Strategjinë e re për Sigurinë Rrugore dhe Planin e Veprimit 2026–2030 që do përafrohet me objektivat e Bashkimit Europian dhe Kombeve të Bashkuara. Pavarësisht progresit të bërë me ndërtimin e autostradave dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit, rritja e numrit të automjeteve dhe aksidenteve tregon se nevojiten masa të reja e më të forta për të mbrojtur jetën e përdoruesve të rrugës.

Statistikat tregojnë se grupet më të rrezikuara mbeten këmbësorët, çiklistët dhe motoçiklistët, të cilët përballen me pasoja më të rënda në rast përplasjeje.  Po kështu, përdoruesit e skuterëve elektrikë po rriten ndjeshëm në Shqipëri, duke u bërë një grup i rrezikuar në trafik, si për vetë drejtuesit, ashtu edhe për këmbësorët. Shpejtësia, degjueshmëria e ulët dhe manovrat e paparashikueshme i kthejnë ata në faktor shtesë risku.

Kuadri rregullator aktual është ende i paplotë, pasi skuterët trajtohen kryesisht si biçikleta, ndërkohë që sjelljet e rrezikshme, si kalimi me të kuqe, drejtimi në krah të kundërt, përdorimi i trotuareve, mungesa e dritave dhe mosrespektimi i rregullave kanë çuar në rritje të aksidenteve. Shumë prej këtyre aksidenteve rezultojnë në lëndime serioze, të krahasueshme me ato të motoçikletave, ku lëndimet në kokë janë më të zakonshmet dhe shpesh kërcënojnë jetën.

Situata nënvizon nevojën urgjente për legjislacion specifik, zbatim më të rreptë të rregullave dhe fushata ndërgjegjësimi, për të siguruar përdorimin e sigurt të skuterëve elektrikë në trafikun shqiptar.

Për këtë arsye për herë të parë  do të detajohen edhe rregulla të reja për mjetet e transportit personal, veçanërisht për patinat elektrike, duke përfshirë kërkesa për pajisje sigurie dhe kushte të reja përdorimi në trafik, me një fond prej 4.5 milionë lekësh.

Pesë shtyllat e sistemit të sigurt

Strategjia bazohet në vizionin afatgjatë “Vizioni Zero” deri në vitin 2050, me objektivin për të reduktuar fatalitetet në rrugë me 50% deri në vitin 2030, krahasuar me shifrat e vitit 2021. Megjithatë, duke qenë se plani i dytë do të nisë të zbatohet plotësisht nga viti 2026, një objektiv më realist është reduktimi me 30% të humbjeve të jetës deri në fund të dekadës, thekson dokumenti.

Strategjia mbështetet mbi Sistemin e Sigurt, i cili përfshin pesë komponentë kryesorë: Menaxhimi i sigurisë rrugore – krijimi i një sistemi të qartë qeverisës me bashkëpunim efektiv mes institucioneve.

Rrugë më të sigurta – infrastrukturë e projektuar dhe e mirëmbajtur për të reduktuar rreziqet, sidomos për përdoruesit vulnerabël;  Mjete më të sigurta – përmirësimi i standardeve teknike të automjeteve sipas acquis të BE-së.; Kulturë e re e sjelljes – edukim dhe ndërgjegjësim për respektimin e rregullave, me fokus tek të rinjtë dhe zbatimi më i rreptë i ligjit; Reagim emergjent dhe rehabilitim – përmirësimi i shërbimeve pas aksidentit për të rritur mbijetesën dhe rikuperimin.

Strategjia e re e sigurisë rrugore parashikon masa konkrete për rritjen e sigurisë në qarkullim si rishikimi i kufizimeve të shpejtësisë në rrugët kombëtare dhe lokale, me përshtatje sipas standardeve të sigurisë (QSS), me një buxhet prej 26 milionë lekësh gjithsej.

Vendosja e kamerave të shpejtësisë dhe sinjalistikës inteligjente në 12 pika të ndryshme, të integruara me QKMT, me kosto 20 milionë lekë, për të frenuar tejkalimin e shpejtësisë.

Këto ndërhyrje synojnë uljen e aksidenteve, disiplinimin e qarkullimit dhe krijimin e kushteve më të sigurta për të gjithë përdoruesit e rrugës./ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
aksidentet fondi përdorimi rregullat skuterat elektrike
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

gazetar_106:04 - Korrik 22, 20260

Banka e Shqipërisë ka publikuar normat e reja maksimale të interesit për kreditë konsumatore, të…

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:03 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:00 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter