Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Strategjia e Agroturizmit, Denaj: Drejt objektivit të më shumë se 1000 njësive agroturistike deri në vitin 2030

14:18 - Janar 31, 2024 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria ka hedhur për konsultim publik “Strategjinë Kombëtare të Agroturizmit”, një plan i detajuar me masa e aktivitete për forcimin e njësive agroturistike, drejt zhvillimit rural të qëndrueshëm.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj e cilësoi lajm të mirë për sektorin e agroturizmit.

“Përmes kësaj strategjie shkojmë drejt objektivit tonë të më shumë se 1000 njësive agroturistike deri në vitin 2030. Ndërtojmë një qasje të integruar të kohezionit territorial përmes zhvillimit të prodhimit, punësimit cilësor të të rinjve, zinxhirëve të shkurtër të vlerës dhe fuqizimin e produkteve tradicionale, si vlerë e identitetit të zonave rural”, u shpreh Denaj.

Kjo strategji është një dokument i qeverisë shqiptare që synon përkufizimin e vizionit kombëtar lidhur me sektorin e agroturizmit, ndër të tjera përmes zhvillimit të bujqësisë nga një pikëpamje shumëdimensionale dhe valorizimit të produkteve bujqësore vendase. Si rrjedhojë, ky dokument politik parashtron objektivat e përgjithshme dhe të posaçme, si dhe masat për zbatimin e tyre, përmes një sistemi zbatimi dhe matjeje që do të mundësojë, me kalimin e kohës, verifikimin e arritjes së objektivave të identifikuara.

Strategjia ka identifikuar dy prioritetet strategjike bashkë me objektivat specifike përkatëse: përmirësimi i ofertës së agroturizmit të certifikuar dhe ruajtja e kapitalit vendas dhe njerëzor përmes zhvillimit të qëndrueshëm.

Shqipëria është një vend i përshtatshëm për zhvillimin e agroturizmit, falë atraksioneve të shumta turistike që ajo ka (pra burimeve natyrore dhe antropogjene), si dhe falë burimeve bujqësore. Sikurse tregohet më lart, bujqësia dhe turizmi janë aktualisht dy sektorë mjaft të rëndësishëm dhe me prioritet për zhvillimin e ardhshëm socio-ekonomik afatgjatë.

Prandaj, strategjitë që krijojnë mundësi zhvillimi që ndërlidhin këta dy sektorë të rëndësishëm janë padyshim thelbësore. Për ta përmbledhur, agroturizmi është një mjet që mund të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm rural në përgjithësi, e veçanërisht në zonat e margjinalizuara.

Politikëbërja në nivel qendror dhe vendor ka treguar se bujqësia dhe turizmi janë prioritetet e zhvillimit socio-ekonomik të qëndrueshëm dhe afatgjatë të Shqipërisë.

Ekofin Media
Ekofin Media
1000+ njesi agroturistike agroturizmi anila denaj strategjia
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter