Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

10:21 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

SPAK: Si përdoren shoqëritë tregtare për të devijuar fondet publike, skema në 9 faza nga tenderi tek cash-i

05:57 - Mars 16, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Raporti vjetor 2025 i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar hedh dritë mbi një nga format më të sofistikuara të korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri: përdorimin e shoqërive tregtare si instrumente “mbulesë” për përfitimin dhe riciklimin e fondeve publike nga kontratat shtetërore.

Sipas raportit, kjo skemë funksionon përmes krijimit të kompanive me pronësi nominale, ku personat e regjistruar në dokumente nuk janë përfituesit realë dhe nuk ushtrojnë kontroll efektiv mbi aktivitetin e shoqërisë. Vendimmarrja reale mbi pjesëmarrjen në tendera dhe menaxhimin e kontratave publike mbetet në duart e personave të fshehur, të cilët përfitojnë indirekt nga fondet publike.

SPAK thekson se pronësia e kompanive ndryshon shpesh vetëm formalisht përmes shitjeve simbolike të kuotave apo ristrukturimeve të shpeshta, ndërkohë që administratori real mbetet i njëjtë. Kjo praktikë përdoret për të maskuar lidhjet me përfituesit e vërtetë dhe për të shmangur konfliktet e interesit, sidomos në rastet kur kompanitë janë të përfshira në procedura të prokurimit publik.

Në analizën e saj, SPAK përshkruan një skemë të plotë keqpërdorimi të shoqërive tregtare që zhvillohet në disa faza të mirëpërcaktuara. Fillimisht krijohet një kompani me objekt të përgjithshëm aktiviteti dhe me kapital minimal, shpesh në periudha që përkojnë me hyrjen e personave të lidhur në pozicione publike. Më pas vendosen ortakë nominalë që nuk kanë rol real në aktivitetin e kompanisë, ndërsa kontrolli efektiv ushtrohet nga individë të tjerë.

Në fazën e tretë ndodh qarkullimi fiktiv i kuotave, ku aksionet shiten me çmime simbolike dhe pronësia ndryshon në mënyrë formale, ndërkohë që administrimi i kompanisë mbetet i pandryshuar. Kjo fazë synon të fragmentojë gjurmën e pronësisë dhe të vështirësojë identifikimin e përfituesve realë.

Pas kësaj, kompania fillon të fitojë kontrata publike, shpesh në një periudhë të shkurtër kohe dhe në lidhje të dyshimta me pozicione zyrtare. Fitimet e krijuara nga këto kontrata zakonisht mbahen brenda kompanisë për një periudhë të caktuar, duke krijuar rezerva dhe duke shmangur shpërndarjen e menjëhershme të dividendëve që mund të tërhiqnin vëmendje.

Në një fazë të mëvonshme, fondet nxirren në mënyrë formalisht të ligjshme përmes shpërndarjes së dividendëve pas ndryshimeve në strukturën e pronësisë. Përfituesit formalë të kompanisë shërbejnë si ndërmjetës për të transferuar fondet drejt përfituesve realë.

Raporti thekson se në shumë raste paratë tërhiqen më pas në cash dhe kalojnë nga shoqëritë “mbulesë” tek individët përfitues përmes tërheqjeve të fragmentuara, takimeve fizike dhe koordinimit informal, duke synuar daljen nga sistemi bankar dhe shmangien e gjurmëve financiare.

Një element tjetër i rëndësishëm i këtyre skemave është mbajtja e kontabilitetit paralel. Sipas SPAK, në disa raste evidentohen blloqe shënimesh, iniciale, përqindje dhe llogari projektesh që dokumentojnë ndarjen reale të përfitimeve mes personave të përfshirë në skemë.

Në fazën përfundimtare, përdoren instrumente të ndryshme të pastrimit të parave për të maskuar origjinën e fondeve. Këto përfshijnë ndarjen e fitimeve nëpërmjet dividendëve, qarkullimin e sasive të mëdha të parave në cash, përdorimin e ndërmjetësve financiarë, investime të reja apo rritje kapitali dhe riemërime të shpeshta të kompanive.

Sipas SPAK, këto mekanizma e kthejnë shoqërinë tregtare nga një operator ekonomik në një instrument për devijimin e fondeve publike dhe riciklimin e tyre në ekonomi.

Gjetjet e raportit tregojnë se lufta kundër korrupsionit në prokurimet publike nuk lidhet vetëm me hetimin e tenderëve individualë, por edhe me identifikimin e strukturave financiare dhe juridike që përdoren për të fshehur përfituesit realë dhe për të ricikluar fondet e përfituara në mënyrë të paligjshme./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
mashtrimet paligjshme pronarët skema spak
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

10:21 - Korrik 21, 2026

Vodafone Albania teston për herë të parë në Shqipëri teknologjine e re, që kombinon AI me robotikën, për fuqizimin automatik të rrjetin celular

09:37 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

gazetar_111:11 - Korrik 21, 20260

Shqipëria e mbylli vitin 2025 me një rekord të ri të motorizimit. Numri i mjeteve…

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

10:21 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:04 - Korrik 21, 2026

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:03 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:11 - Korrik 21, 2026

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

10:21 - Korrik 21, 2026

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

06:04 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

10:21 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter