Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Sistemi digjital i dosjeve të ish-Sigurimit nuk funksionoi për më shumë se një vit

01:59 - Mars 6, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka nxjerrë në pah probleme në funksionimin e sistemit të arkivit digjital të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, i cili synonte modernizimin e administrimit të dosjeve historike dhe lehtësimin e aksesit në dokumente.

Sipas raportit, në vitin 2022 është realizuar një procedurë prokurimi për blerjen dhe instalimin e një sistemi digjital për arkivimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, projekt i financuar nga Qeveria Suedeze në kuadër të modernizimit të infrastrukturës së institucionit. Sistemi synonte të mundësonte kërkim më të shpejtë të dokumenteve arkivore dhe analizë më të strukturuar të të dhënave historike.

Megjithatë, auditimi konstaton se pas marrjes në dorëzim të sistemit në korrik 2022, deri në dhjetor 2023 ai nuk ka funksionuar në mënyrë efektive, pasi databaza nuk ishte populluar me të dhënat e nevojshme dhe sistemi nuk gjeneronte raporte të përdorshme për qëllime institucionale. Sipas KLSH-së, edhe pse modulet teknike ishin instaluar, mungesa e hedhjes së të dhënave ka penguar përdorimin real të sistemit.

Gjatë vitit 2024 është evidentuar një përmirësim i pjesshëm, me fillimin e procesit të popullimit të databazës me dokumente arkivore, proces që sipas raportit vijon ende. Në të njëjtën kohë, Autoriteti ka avancuar me procesin e digjitalizimit të dokumenteve historike.

Në vitin 2022 janë deklasifikuar 74,579 fletë dokumente arkivore, ndërsa gjatë vitit 2024 janë digjitalizuar 155,844 fletë dokumentesh dhe mikrofilma, që përfshijnë 1,019 dosje fizike dhe 175 dosje mikrofilmash. Përveç këtij procesi të realizuar nga vetë institucioni, nëpërmjet një procedure të veçantë prokurimi janë digjitalizuar edhe 141,000 fletë dokumentesh arkivore nga operatorë ekonomikë privatë.

Megjithatë, raporti i auditimit thekson se gjatë periudhës kontraktuale janë shpenzuar 2,880,000 lekë për mirëmbajtjen e një sistemi digjital që nuk ka funksionuar në mënyrë efektive, duke mos prodhuar rezultate të përdorshme për aktivitetin e institucionit. Për këtë arsye, KLSH rekomandon përshpejtimin e procesit të popullimit të sistemit me të dhëna dhe përdorimin e plotë të arkivit digjital për analizë, transparencë dhe akses publik në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
digjitalizimi Dosjet efektive ish sigurimi raporti
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter