Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, Shoqata e Siguruesve: “Të përfshihen edhe kompanitë e sigurimeve në skemë”

23:04 - Shtator 14, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë ka reaguar ndaj projektligjit të shpallur për konsultim publik nga Ministria e Financave, i cili synon të bëjë të detyrueshëm sigurimin e banesave të qytetarëve nga rreziku i tërmetit.

Në një qëndrim zyrtar, Shoqata vlerëson nismën e qeverisë, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm për forcimin e mbrojtjes financiare të qytetarëve, veçanërisht në një vend si Shqipëria, i klasifikuar nga industria globale e sigurimeve si “zonë e kuqe” për rrezikshmërinë e lartë nga katastrofat natyrore (NatCat), përfshirë tërmetet dhe përmbytjet.

Përvoja e 2019-ës, test i kapaciteteve financiare

Sipas të dhënave të Shoqatës, gjatë tërmeteve të vitit 2019, shoqëritë e sigurimeve dhe partnerët e tyre ndërkombëtarë paguan në kohë rekord rreth 40 milionë euro dëme. Ky fakt, sipas saj, është tregues i qëndrueshmërisë financiare të tregut dhe i partneriteteve të konsoliduara me risiguruesit ndërkombëtarë.

Aktualisht, sigurimi i banesave dhe bizneseve në Shqipëri ka një mbulim prej rreth 250 milionë euro, shifër që konsiderohet e rëndësishme, por ende e shpërndarë në mënyrë të kufizuar, pasi prek vetëm objektet e siguruara.

Sfida e skemës së propozuar

Shoqata nënvizon se projektligji në formën e paraqitur aktualisht, ndonëse e bën të detyrueshëm sigurimin e pronës, krijon një sërë problematikash praktike që lidhen me funksionimin e tregut të sigurimeve. “Ka elementë që kërkojnë diskutim të mëtejshëm, sidomos në raport me katastrofat natyrore si tërmetet, përmbytjet dhe zjarret”, theksohet në reagim.

Një nga pikat që vlerësohet pozitivisht është përcaktimi i mbështetjes financiare nga shteti për shtresat në nevojë, duke siguruar që sigurimi i banesave të mos shndërrohet në një barrë të papërballueshme.

Thirrje për bashkëpunim institucional

Shoqata e Siguruesve apelon për një proces të gjerë konsultimi mes institucioneve shtetërore dhe industrisë së sigurimeve, me synim ndërtimin e një skeme funksionale dhe të qëndrueshme, që të garantojë mbrojtjen e qytetarëve dhe të ulë barrën mbi buxhetin publik në rast katastrofash natyrore.

“Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë me ekspertizën tonë dhe me propozime të hartuara në bashkëpunim me Shoqatën Evropiane të Siguruesve dhe partnerët ndërkombëtarë”, deklaron Shoqata, duke shpresuar që sugjerimet e saj të merren në konsideratë gjatë procesit të rishikimit të projektligjit. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
banesat projekligji shoqata e siguruesve sigurime sigurimi i detyrueshem termetet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

gazetar_106:04 - Korrik 22, 20260

Banka e Shqipërisë ka publikuar normat e reja maksimale të interesit për kreditë konsumatore, të…

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:03 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:00 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter