Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Si do të funksionojë rivlerësimi, NAREA: 500 mijë prona potencialisht përfituese

23:47 - Nëntor 20, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kuvendi ka miratuar si pjesë të paketës fiskale projektligjin  “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, një nismë fiskale që synon t’u japë mundësinë individëve dhe personave juridikë të përditësojnë vlerën e pronave të tyre me vlerën aktuale të tregut, duke paguar një tatim të reduktuar prej 5%.

Sipas Shoqatës Kombëtare të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme, NAREA, nga ligji do të përfitojnë rreth 500 mijë prona, ku përfshihen vetëm banesat dhe jo tipologjitë e tjera, duke konsideruar se në Shqipëri janë rreth 3,5 milionë tituj pronësie.

Dispozitat e ligjit reflektojnë gjithashtu kërkesat e NAREAS për afatin e rivlerësimit brenda një periudhe 12 mujore + 3 muaj të tjerë për kërkesat që nuk arrijnë të procesohen nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës brenda periudhës vjetore.

Rivlerësimi për individët: afatet, procedurat dhe tatimi 5%

Sipas projektligjit, të gjithë individët që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme do të mund të kryejnë rivlerësimin nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2026. Aplikimet e dorëzuara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), por të paprocesuara brenda këtij afati, do të konsiderohen të vlefshme për rivlerësim nëse tatimi paguhet brenda 31 marsit 2027.

Individët mund të zgjedhin dy mënyra rivlerësimi. Nëse zgjedhin atë me vlerë tregu, përmes ekspertit të licencuar, në këtë rast, individi paraqet pranë ASHK-së aktin e vlerësimit nga eksperti i licencuar. Drejtoritë vendore të ASHK-së përllogarisin: bazën tatimore, si diferencë ndërmjet vlerës së vlerësimit (e cila nuk mund të jetë më e ulët se çmimet fiskale minimale në fuqi) dhe vlerës së regjistruar të pronës, si dhe tatimin 5% që duhet paguar për regjistrimin e rivlerësimit.

Nëse bëjnë rivlerësim me çmimet minimale fiskale të shtetit, atëherë individi zgjedh që vlera e re të caktohet sipas çmimeve fiskale të miratuara. ASHK llogarit bazën tatimore si diferencë ndërmjet vlerës së re fiskale dhe vlerës së regjistruar të pronës.

Projektligji parashikon dhe një rregull të posaçëm: nëse një pasuri është e regjistruar pa vlerë, ASHK duhet të marrë si referencë vlerën e blerjes të përcaktuar në udhëzimin e përbashkët nr.34, datë 29.12.2023, në mënyrë që të realizojë rivlerësimin dhe të aplikojë tatimin 5%.

Projektligji sqaron se tatimi përfitimor, në rast të shitjes së pronës pas rivlerësimit, do të llogaritet mbi diferencën midis vlerës së shitjes dhe vlerës së rivlerësuar, për të cilën është paguar më parë tatimi 5%.

Rivlerësimi për personat juridikë

Për herë të parë pas disa vitesh, nisma u drejtohet edhe personave juridikë. Subjektet që kanë në bilanc pasuri me vlerë më të ulët se ajo e tregut mund t’i rivlerësojnë ato deri më 31 dhjetor 2026. Rivlerësimi bëhet sipas të njëjtave rregulla si për individët.

Diferenca ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël reflektohet në pasqyrat financiare të vitit 2026. Tatimi i rivlerësimit është 5% e diferencës dhe kjo diferencë nuk amortizohet për qëllime tatimore. Në rast shitjeje të pasurisë së rivlerësuar, nga çmimi i shitjes zbritet vlera e re e rivlerësuar për llogaritjen e fitimit.

Efektet e projektligjit të miratuar nga Kuvendi do të shtrihen nga 1 janari 2026 deri më 31 mars 2027. Ndërkohë, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, Ministria e Financave dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës duhet të nxjerrin udhëzimet e përbashkëta që do të përcaktojnë: procedurat e aplikimit, mënyrën e llogaritjes së bazës tatimore, pasqyrimin e rivlerësimit në regjistrat e ASHK-së, administrimin e tatimit dhe arkëtimin e tij në buxhet, tarifat e shërbimeve të ofruara. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
aplikimi banesat baza tatimore fitimi kapital pasurite e paluajtshme rivlerësimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

gazetar_106:04 - Korrik 22, 20260

Banka e Shqipërisë ka publikuar normat e reja maksimale të interesit për kreditë konsumatore, të…

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:03 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:00 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter