A e dini se kolagjeni është një proteinë që gjendet në çdo organ të trupit përfshirë kocka, lëkurë, ligamente dhe kërce. Ai bashkëpunon me proteinën elastinë për të ruajtur elasticitetin e indeve dhe ka nevojë për shumë aminoacide, pasi inflamacioni ka aftësinë ta shkatërrojë atë.
Fibrat e kolagjenit përfitojnë shumë nga dy aminoacide: lysina dhe prolina por edhe nga ushqyes të tjetër siç është vitamina C.
Kolagjeni gjendet poshtë shtresës së jashtme të lëkurës. Ai është baza e indeve lidhorë që mbështesin të gjithë strukturën e lëkurës, ndaj është thelbësor për një lëkurë rinore.
Me kalimin e moshës, trupi prodhon gjithnjë e më pak kolagjen, ndërkohë që lëkura hollohet duke i çelur rrugën rrudhave. Dielli, ndotja dhe duhanpirja, janë gjithashtu përgjegjës për rënien e sasisë së prodhuar të kolagjenit.
Përveç trajtimeve kozmetike sipërfaqësore, komponent shume i rëndësishëm për prodhimin e kolagjenit është ushqimi. Konsumimi i lakrës, produktet e sojes, frutat dhe perimet e kuqe, fasulet, karrotat, arrat dhe farat e linit, ullinjtë e zinj ose jeshilë, limonët dhe portokallet, avokado, mishi i gjelit të detit,speci, kivi, brokoli, pjepri.
