Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Zbardhet vendimi, Konkurrenca mori kompetencat e AKEP, madje edhe “bëri gjykatësin” ndaj rregullatorit 

15:59 - Korrik 28, 2026

Fermerët marrin 5.9 milionë euro kompensim, 77% e aplikimeve nga Fieri dhe Berati

15:22 - Korrik 28, 2026

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqiptarët po lindin më pak, rritja natyrore e popullsisë zbriti në 1178 në vitin 2024

15:31 - Shkurt 12, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqiptarët po lindin më pak dhe ky tashmë rrezikon të kthehet në një trend. Aq sa të kërcënojë edhe rritje natyrore të popullsisë. Të dhënat e fundit të INSTAT për treguesit demografikë dështojnë se në vitin 2024 numri i lindjeve shënoi rënie me rreth 5%, krahasuar me vitin 2023.

Në total në vitin 2024 u rregjistruan  22,425 lindje, përkundrejt 23,617 të raportuara në vitin 2023. Referuar tre-mujorëve, sipas publikimit të INSTAT, numri i lindjeve për tremujorin e katërt 2024 është 5.605, duke shënuar një rënie me 10,0 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.

Sa i përket vdekjeve, ato shënuan një rënie të lehtë krahasuar me vitin 2023. Në total, në vitin 2024, u regjistruan 21,247 vdekje, përkundrejt  21,286 të vitit 2023.

Raporti mes linjdeve dhe vdekjeve, që nxjerr edhe shtesës natyrore të popullsisë për vitin 2024 ishte vetëm 1178, ndërkohë që në vitin 2023, ky raport ishte 2,331. Që me pandeminë, ky raport ka qëndruar në shifra shumë të ulëta, ndërsa që në periudhën parapandemisë, në vitin 2019, raporti ishte 6,624.

Në ndarjen gjeografike të lindjeve dhe vdekjeve, sigurisht që Tirana është qyteti që jep impaktin më të madh.

Ndërsa referuar ndarjeve sipas tre-mujorëve, në tremujorin e katërt 2024, të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e katërt 2023. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.115 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 83 lindje. Në tremujorin e katërt 2024, rënien më të vogël në përqindje të lindjeve e ka qarku i Shkodrës me 1,5 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Korçës me 25,3 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2023.

Në tremujorin e katërt 2024, dhjetë qarqe të vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, ndërsa dy qarqe të tjera shënojnë rritje, në krahasim me tremujorin e katërt 2023. Qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 99 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.316 vdekje. Në tremujorin e katërt 2024, rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve e zë qarku i Durrësit me 19,0 %, ndërsa rritjen më të madhe e ka qarku i Beratit me 13,2 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2023. /ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
instat lindjet natyrore vdekjet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Zbardhet vendimi, Konkurrenca mori kompetencat e AKEP, madje edhe “bëri gjykatësin” ndaj rregullatorit 

15:59 - Korrik 28, 2026

Fermerët marrin 5.9 milionë euro kompensim, 77% e aplikimeve nga Fieri dhe Berati

15:22 - Korrik 28, 2026

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Zbardhet vendimi, Konkurrenca mori kompetencat e AKEP, madje edhe “bëri gjykatësin” ndaj rregullatorit 

gazetar_215:59 - Korrik 28, 20260

Publikimi i plotë i vendimit nr. 1307 të Komisionit të Konkurrencës, vetëm një ditë pas…

Fermerët marrin 5.9 milionë euro kompensim, 77% e aplikimeve nga Fieri dhe Berati

15:22 - Korrik 28, 2026

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:59 - Korrik 28, 2026

Zbardhet vendimi, Konkurrenca mori kompetencat e AKEP, madje edhe “bëri gjykatësin” ndaj rregullatorit 

15:22 - Korrik 28, 2026

Fermerët marrin 5.9 milionë euro kompensim, 77% e aplikimeve nga Fieri dhe Berati

14:29 - Korrik 28, 2026

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

Zbardhet vendimi, Konkurrenca mori kompetencat e AKEP, madje edhe “bëri gjykatësin” ndaj rregullatorit 

15:59 - Korrik 28, 2026

Fermerët marrin 5.9 milionë euro kompensim, 77% e aplikimeve nga Fieri dhe Berati

15:22 - Korrik 28, 2026

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter