Shqiptarët kryesojnë vendet e para të listës së shtetasve me refuzim hyrjeje në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas Eurostat, u është refuzuar hyrja 14,260 shqiptarëve të Shqipërisë dhe 4710 shqiptarëve të Kosovës.
Numri më i lartë i refuzimeve të hyrjes në BE gjatë vitit 2024 u regjistrua për shtetasit ukrainas (19 595), ndjekur nga Shqipëria (14 260), Moldavia (12 100), Turqia (6 760) dhe Serbia (6 190).
Pothuajse gjysma e refuzimeve të hyrjes u justifikuan me qëllim të pajustifikuar udhëtimi ose mungesë të vizës ose lejes së qëndrimit Sipas Kodit të Kufijve të Shengenit. Kështu, arsyet kryesore për refuzimin e hyrjes në BE në vitin 2024 ishin: “Qëllimi dhe kushtet e qëndrimit nuk janë të justifikuara” (24.3%) “Mungesë e vizës ose lejes së vlefshme të qëndrimit” (19.3%) “Personi ka qëndruar tashmë 3 muaj brenda një periudhe 6-mujore” (18.3%).
Refuzimet më të larta në kufijtë tokësorë të BE-së u regjistruan për shtetasit e Ukrainës (18 339; 93.5% e të gjitha refuzimeve për ukrainasit), Moldavisë (10 725; 86.6%), Shqipërisë (7 855; 55.1%), Serbisë (5 425; 87.7%) dhe Bosnjë-Hercegovinës (4 855; 95.9%).
Sa i përket kufijve ajrorë, numri më i lartë i refuzimeve u raportua sërish për shtetasit e Shqipërisë (5 415; 38.0% e të gjitha refuzimeve për shqiptarët), Kolumbisë (3 515; 89.4%) dhe Gjeorgjisë (3 320; 68.8%).
Në kufijtë detarë, refuzimet më të shumta u regjistruan për shtetasit e Shqipërisë (990; 6.9% e refuzimeve për shqiptarët), Turqisë (460; 6.8%) dhe Marokut (335; 20.1%).
Shtetasit ukrainas që u refuzuan në hyrje kryesisht tentuan të kalonin kufijtë tokësorë me Poloninë dhe Rumaninë. Shtetasit shqiptarë u refuzuan kryesisht në kufijtë tokësorë me Greqinë, Kroacinë, Hungarinë dhe Lituaninë, ose në kufijtë ajrorë dhe detarë të Italisë. Moldavët u refuzuan kryesisht në kufijtë me Rumaninë, Poloninë dhe Letoninë, si dhe në Estoni.
Gjendja e përgjithshme e zbatimit të ligjit për emigracionin në BE në 2024
123 655 shtetas të vendeve të treta u refuzuan për të hyrë në territorin e BE-së në një nga kufijtë e saj të jashtëm – një rritje e lehtë prej 0.3% krahasuar me vitin 2023.
918 925 persona u gjetën në mënyrë të paligjshme në një shtet të BE-së – një ulje prej 27.4% në krahasim me 1.27 milion në vitin 2023.
453 380 shtetas të vendeve të treta morën urdhër për t’u larguar nga një shtet i BE-së – një ulje prej 7.3% në krahasim me 489 335 në vitin 2023.
Rritje me gati 20% e numrit të personave të kthyer në një vend të tretë
Pas marrjes së një urdhri largimi, 110 385 shtetas të vendeve të treta u kthyen në një vend të tretë, duke shënuar një rritje prej 19.3% krahasuar me 92 540 persona të kthyer në vitin 2023.
Shtetet që raportuan numrin më të madh të kthimeve ishin:
Gjermania (15 230 persona)
Franca (14 685 persona)
Suedia (9 910 persona)
Në krye të listës së të kthyerve ishin:
Gjeorgjianët (11 585 persona)
Turqit (7 910 persona)
Shqiptarët (7 895 persona) /ekofin.al

