Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipërinë e vizituan rreth 6,3 mln të huaj në 7 muaj, shifra në rritje me 23.2%

11:51 - Gusht 26, 2024 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shifrat e lëvizjes së shtetasve për muajin Korrik të këtij viti flasin për rreth 1.8 milionë shtetas të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar. Krahasuar me një vit më parë, ky tregues u rrit me 2.7%. Edhe pse norma e rritjes duket se është ngadalësuar në muajin Korrik të këtij viti, sërish vërehet rekord krahasuar me të njëjtin muaj të viteve të kaluara. Sipas të dhënave rezultojnë të kenë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë mbi 2.6 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe ky tregues ka shënuar një rritje me 2.7%, krahasuar me Korrikun e vitit 2023.

Por çfarë thonë të dhënat për periudhën Janar-Korrik të këtij viti?

Numri i të huajve regjistruar përgjatë shtatë muajve llogaritet në afërsisht 6.3 milionë, duke shënuar një rritje prej 23.2%. Por sa premtuese është kjo shifër për të realizuar pritjet për rreth 14 milionë të huaj? Nëse i referohemi të dhënave historike është muaji Gusht ai që mban peshën më të lartë sa i përket numrit total të hyrjeve të të huajve përgjatë një viti. Megjithatë, pavarësisht diferencës që mund të bëjnë shifrat e Gushtit kur të bëhen publike nga INSTAT, vihet re një ngadalësim i rritjes së hyrjeve edhe në Qershor, por edhe në Korrik, çka mund të ndikojë në shifrën që pritet deri në fund të vitit 2024.

Nga ana tjetër, në muajin Korrik të vitit 2024, 704,699 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 1.7%, krahasuar me Korrikun e vitit 2023. Në një periudhë shtatë mujore kanë dalë nga territori rreth 4.4 milionë shtetas shqiptarë. Shifrat tregojnë se numri i shtetasve shqiptarë që po dalin ka qenë gjithmonë në rritje, duke kulmuar sidomos gjatë sezonit turistik. Duket se shqiptarët po zgjedhin gjithmonë e më shumë të pushojnë jashtë, kjo pasi ofertat turistike kanë qenë më të lira ndikuar nga rënia e euros.

Në Korrik të këti vitit, 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës. Europa Jugore zë 71% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Europian, ndjekur nga Evropa Qëndrore/Lindore me 10%. Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 99% të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për Pushime, vizitë tek të afërm, etj.

Ekofin Media
Ekofin Media
te huaj
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter