Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

10:21 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipëria synon ulje të rreziqeve të borxhit dhe zhvillim të tregut të titujve shtetërorë

08:26 - Dhjetor 17, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Strategjia Afatmesme e Menaxhimit të Borxhit (SAMB) 2026–2030, publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare, përcakton si synim kryesor uljen e ekspozimit ndaj rreziqeve, veçanërisht atyre që lidhen me portofolin e borxhit të brendshëm, me qëllim reduktimin e kostove të shërbimit të borxhit në afatmesëm dhe afatgjatë. Qasja e re synon gjithashtu zhvillimin e tregut të titujve shtetërorë, rritjen e likuiditetit dhe uljen e primeve të riskut që burojnë nga fragmentimi dhe niveli i kufizuar i tregut vendas.

Në fokus të strategjisë është menaxhimi i rreziqeve kryesore të borxhit. Për sa i përket rrezikut të rifinancimit, dokumenti vlerëson se niveli aktual i borxhit dhe profili i maturimeve krijojnë nevojë për rifinancim vjetor deri në 15% të PBB-së, ku rreth 90% lidhet me borxhin e brendshëm. Për të ulur këtë ekspozim, parashikohet rritja graduale e peshës së titujve afatgjatë, ulja e financimit afatshkurtër dhe shpërndarja më e njëtrajtshme e maturimeve, përfshirë përdorimin e ankandeve të paraqitura (buyback) dhe shkëmbimeve (exchange).

Rreziku i normave të interesit mbetet një tjetër element kyç i strategjisë. Megjithëse në afatshkurtër ky rrezik vlerësohet i zbutur nga fakti që mbi 90% e borxhit të brendshëm është me normë fikse interesi, rritja afatgjatë e normave të tregut përbën kërcënim për qëndrueshmërinë fiskale. Në këtë kuadër, objektivat deri në vitin 2030 përfshijnë zgjatjen e maturitetit mesatar të borxhit të brendshëm në minimum 3.5 vite dhe uljen e peshës së borxhit që rifinancohet brenda një viti në maksimum 38%.

Sa i përket rrezikut të kursit të këmbimit, strategjia thekson se ekspozimi aktual mbetet në nivele të pranueshme dhe se menaxhimi aktiv i rezervave valutore do të vijojë. Prioritet do të ketë ruajtja e një raporti të qëndrueshëm të borxhit në valutë, përqendrimi i huamarrjes së huaj kryesisht në euro, si dhe vlerësimi i përdorimit të instrumenteve derivativë nëse kushtet e tregut e bëjnë të nevojshme.

SAMB 2026–2030 adreson edhe rrezikun operacional dhe atë të likuiditetit, duke parashikuar forcimin e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e borxhit publik, standardizimin e procedurave dhe përmirësimin e menaxhimit të parasë (“cash management”), përmes një bashkëpunimi më të ngushtë ndërmjet strukturave përgjegjëse për borxhin dhe buxhetin.

Një kapitull i veçantë i strategjisë i kushtohet menaxhimit të detyrimeve kontigjente nga garancitë shtetërore. Niveli i tyre synohet të mbahet nën 5% të totalit të borxhit të qeverisë qendrore, ndërsa lëshimi i garancive do të kufizohet kryesisht për projekte investimi, reforma të ndërmarrjeve shtetërore dhe raste të jashtëzakonshme krize financiare, me qëllim minimizimin e rrezikut për buxhetin e shtetit.

Zhvillimi i tregut të titujve shtetërorë përbën një shtyllë qendrore të strategjisë. Masat e parashikuara synojnë rritjen e likuiditetit, eficiencës dhe transparencës, përmes krijimit të benchmark-eve në kurbën e yield-it, reduktimit të fragmentimit të instrumenteve dhe përshtatjes së politikave të huamarrjes me kërkesën e tregut. Këto masa pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e kostove të huamarrjes dhe rritjen e interesit të investitorëve.

Në kuadër të rritjes së transparencës, Ministria e Financave do të vijojë praktikën e hartimit dhe publikimit të Planit Vjetor të Huamarrjes, i cili detajon instrumentet, vlerën dhe frekuencën e emetimeve, si dhe kalendarët tremujorë të huamarrjes, duke ruajtur fleksibilitetin për t’u përshtatur me kushtet e tregut./ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
borxhi likuiditeti ministria e financave strategjia
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

10:21 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:04 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

gazetar_111:11 - Korrik 21, 20260

Shqipëria e mbylli vitin 2025 me një rekord të ri të motorizimit. Numri i mjeteve…

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

10:21 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:04 - Korrik 21, 2026

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:03 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:11 - Korrik 21, 2026

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

10:21 - Korrik 21, 2026

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

06:04 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

10:21 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter