Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shqipëria mbyll përkohësisht tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

18:31 - Korrik 15, 2026

Fermerët kërkojnë 1.85 milionë euro kompensim përmes autofaturës, 686 aplikime në dy javë

17:22 - Korrik 15, 2026

Ibrahimaj: Miratohet marrëveshja për sigurimet shoqërore me Slloveninë

16:14 - Korrik 15, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipëria punon më gjatë në rajon, por krijon më pak vlerë

15:46 - Korrik 15, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga 41.3 orë pune në javë, Shqipëria arrin të prodhojë vetëm 16.5 dollarë GDP për çdo orë pune, niveli më i ulët në Ballkanin Perëndimor. Ky është paradoksi që nxjerrin në pah të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) për vitin 2024 dhe raporti më i fundit i Bankës Botërore Western Balkans Regular Economic Report 2025-2026. Ndërsa punonjësit shqiptarë janë ndër më të angazhuarit në Europë për sa i përket kohës së punës, ekonomia vazhdon të prodhojë shumë më pak vlerë se vendet fqinje.

Sipas të dhënave, Shqipëria gjeneron vetëm 16.5 dollarë GDP për orë pune (PPP), ndërsa Bosnja dhe Hercegovina arrin 26.5 dollarë, Serbia 28.8 dollarë, Maqedonia e Veriut 33.6 dollarë dhe Mali i Zi kryeson me 37.5 dollarë, më shumë se dyfishi i nivelit shqiptar.

Në të njëjtën kohë, punonjësi shqiptar punon mesatarisht 41.3 orë në javë, një nga nivelet më të larta në kontinent. Megjithatë, kjo kohë shtesë nuk përkthehet në prodhim më të madh apo në rritje të produktivitetit.

Një tjetër tregues që ngre pikëpyetje është fakti se në vitin 2025 kostot e njësisë së punës u rritën me 4.8%, ndërsa produktiviteti u rrit me ritme më të ulëta. Kjo do të thotë se ekonomia po paguan më shumë për çdo njësi pune pa arritur të krijojë proporcionalisht më shumë vlerë të shtuar, duke ushtruar presion mbi konkurrueshmërinë e bizneseve.

Nuk është çështje orësh pune, por strukture ekonomike

Ekspertja e ekonomisë Dalina Gjiçali e konsideron këtë një problem thellësisht strukturor dhe jo një çështje të etikës së punës. Në një diskutim të hapur në platformën Linkedin janë hedhur këto komente.

Sipas saj, “Përtej investimeve në teknologji dhe automatizim, ende kemi aftësi jo mjaftueshëm në përputhje me kërkesat e tregut, dhe kompanitë e vogla s’kanë kapacitetin e duhur për t’u modernizuar”.

“Nuk është problem përtacie”, argumenton ajo, duke shtuar se rritja e pagave po ecën më shpejt sesa rritja e produktivitetit, një zhvillim që, nëse vazhdon, mund të dëmtojë konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare, veçanërisht në prag të integrimit në tregun europian.

Elvin Meka: Shqipëria është një ekonomi me vlerë të ulët të shtuar

Eksperti i financave Elvin Meka e lidh produktivitetin e dobët me vetë modelin ekonomik të vendit.
Sipas tij, pjesa dërrmuese e bizneseve shqiptare operojnë në sektorë me vlerë të shtuar të ulët, të cilët kërkojnë shumë orë pune, por gjenerojnë pak prodhim për punonjës.

Ai evidenton tre probleme kryesore:
• dominimin e aktiviteteve ekonomike me produktivitet të ulët;
• kulturën e sipërmarrjes që shpesh nuk respekton standardet e orarit të punës dhe pushimit;
• organizimin joefektiv të punës, ku punonjësit qëndrojnë gjatë në vendin e punës, por jo domosdoshmërisht në procese që krijojnë vlerë të lartë.

Në analizën e tij, Shqipëria është deindustrializuar në mënyrë të thellë, duke humbur bazën prodhuese që zakonisht garanton produktivitet më të lartë.

Ambra Shehaj: Bizneset e vogla nuk arrijnë të modernizohen

Edhe ekspertja Ambra Shehaj e sheh problemin te struktura e ekonomisë.
Ajo argumenton se dominimi i ndërmarrjeve të vogla dhe me kapital të kufizuar e bën të vështirë investimin në teknologji, inovacion dhe zhvillimin profesional të punonjësve.

Sipas saj, përmirësimi i produktivitetit nuk mund të vijë vetëm nga menaxhimi më i mirë i kompanive, por kërkon politika që stimulojnë investimet, modernizimin dhe zgjerimin e sektorëve që përpunojnë lëndë të para, eksportojnë dhe krijojnë më shumë vlerë të shtuar.

Fatjon Dragoshi: Problemi nis nga mënyra si drejtohen kompanitë

Një këndvështrim tjetër sjell menaxheri i programeve Fatjon Dragoshi, i cili e lidh produktivitetin me cilësinë e menaxhimit.

Sipas tij, literatura ndërkombëtare identifikon pesë faktorë kryesorë që ndikojnë në produktivitet, ndërsa në Shqipëri një nga pengesat më serioze është struktura e kompanive, ku shpesh pronari është njëkohësisht edhe menaxheri.

Kjo, sipas tij, kufizon vendimmarrjen profesionale, pengon specializimin dhe ul efikasitetin organizativ. Ai vëren se në shumë raste rekrutimet bazohen në lidhje familjare apo njohje personale, duke reduktuar mundësinë për të ndërtuar ekipe profesionale dhe menaxhim modern.
Dragoshi thekson gjithashtu se investimet janë vendimtare, por efektiviteti i tyre varet edhe nga cilësia e drejtimit të kompanive.

Sfida e integrimit europian

Produktiviteti i ulët nuk është vetëm një tregues statistik, por një nga faktorët që do të përcaktojë aftësinë e ekonomisë shqiptare për të konkurruar në tregun unik europian.
Nëse bizneset shqiptare vazhdojnë të bazohen kryesisht në punë intensive dhe kosto të ulët të fuqisë punëtore, ndërsa vendet e tjera investojnë në teknologji, automatizim dhe kapital njerëzor, hendeku me rajonin dhe Bashkimin Europian rrezikon të zgjerohet.

Mesazhi që del nga të dhënat është i qartë: Shqipëria nuk ka më nevojë të punojë më shumë orë, por të prodhojë më shumë vlerë në çdo orë pune. Kjo kërkon transformim të modelit ekonomik, investime në industri me produktivitet të lartë, modernizim të ndërmarrjeve, zhvillim të aftësive profesionale dhe një kulturë menaxheriale që e mat suksesin me rezultatet dhe jo me kohën e kaluar në vendin e punës./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
gdp punon rajon shqipëria
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria mbyll përkohësisht tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

18:31 - Korrik 15, 2026

Fermerët kërkojnë 1.85 milionë euro kompensim përmes autofaturës, 686 aplikime në dy javë

17:22 - Korrik 15, 2026

Ibrahimaj: Miratohet marrëveshja për sigurimet shoqërore me Slloveninë

16:14 - Korrik 15, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shqipëria mbyll përkohësisht tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

gazetar_218:31 - Korrik 15, 20260

Shqipëria mbylli përkohësisht kapitujt e negociatave për shkencën dhe kërkimin shkencor (25), arsimin dhe kulturën…

Fermerët kërkojnë 1.85 milionë euro kompensim përmes autofaturës, 686 aplikime në dy javë

17:22 - Korrik 15, 2026

Ibrahimaj: Miratohet marrëveshja për sigurimet shoqërore me Slloveninë

16:14 - Korrik 15, 2026

Malaj: Ndryshime në ligjin e sistemit të pagesave, reduktim të kostove për qytetarët dhe bizneset

16:13 - Korrik 15, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:31 - Korrik 15, 2026

Shqipëria mbyll përkohësisht tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

17:22 - Korrik 15, 2026

Fermerët kërkojnë 1.85 milionë euro kompensim përmes autofaturës, 686 aplikime në dy javë

16:14 - Korrik 15, 2026

Ibrahimaj: Miratohet marrëveshja për sigurimet shoqërore me Slloveninë

Shqipëria mbyll përkohësisht tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

18:31 - Korrik 15, 2026

Fermerët kërkojnë 1.85 milionë euro kompensim përmes autofaturës, 686 aplikime në dy javë

17:22 - Korrik 15, 2026

Ibrahimaj: Miratohet marrëveshja për sigurimet shoqërore me Slloveninë

16:14 - Korrik 15, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter