Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipëria, poshtë mesatares botërore për PBB për frymë në 2025, ja si krahasohet me rajonin

23:05 - Qershor 30, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Sipas të dhënave më të fundit për vitin 2025, Shqipëria regjistron një Prodhim të Brendshëm Bruto (PBB) për frymë prej 10,527 dollarësh, duke mbetur nën mesataren botërore, e cila është 14,213 dollarë. Kjo tregon se, ndonëse ekonomia shqiptare ka shënuar përmirësime, ajo ende ka rrugë për të bërë për të arritur standardet mesatare globale të jetesës.

Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kroacia, një vend anëtar i BE-së, kryeson me 25,674 dollarë për frymë, më shumë se dyfishi i Shqipërisë. Mali i Zi me 13,508 USD dhe Serbia me 14,174 USD janë të dyja nën mesataren botërore, por e lënë Shqipërinë prapa. Bosnja dhe Hercegovina renditet poshtë Shqipërisë, me 8,362 dollarë, ndërsa Kosova mban vendin e fundit në rajon me 7,147 dollarë për frymë.

Cilat janë vendet më të pasura në botë sipas PBB-së për frymë në vitin 2025?

PBB-ja për frymë (GDP per capita) është një tregues i përdorur gjerësisht për të vlerësuar nivelin mesatar të mirëqenies në një vend. Sa më e lartë të jetë kjo vlerë, aq më shumë burime ekonomike janë në dispozicion për çdo person – një sinjal i qartë për prosperitetin e një vendi. Megjithatë, ky tregues nuk merr parasysh shpërndarjen e të ardhurave, cilësinë e jetës apo qëndrueshmërinë e ekonomisë.

Sipas të dhënave të vitit 2025 nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Luksemburgu është vendi më i pasur në botë për frymë, me një PBB prej 140,941 dollarë amerikanë. Ndërkohë, SHBA-të renditen të shtatat në listë, me 89,105 USD për frymë, por janë vendi më i pasur në botë me një popullsi mbi 10 milionë banorë të klasifikuar si të tillë.

Vendin e pasurisë e mbajnë të vegjlit

Shumë nga vendet në krye të renditjes janë shtete të vegjël që ofrojnë shërbime të specializuara financiare dhe që njihen si parajsa fiskale. Këtu përfshihen Irlanda, Zvicra, Singapori, Holanda dhe Hong Kongu. Këto vende tërheqin korporata shumëkombëshe falë taksave të ulëta, rregullave të rrepta të privatësisë dhe sektorëve financiarë të zhvilluar. Megjithatë, kjo e rrit ndjeshëm PBB-në pa reflektuar gjithmonë produktivitetin real të popullsisë rezidente.

Në rastin e Irlandës, ky ndikim është aq i madh sa që qeveria vendosi të mos përdorë më PBB-në si tregues ekonomik dhe në vend të saj preferon të përdorë të ardhurat kombëtare bruto (GNI).

Nafta, faktor kyç pasurisë

Vendet e pasura me burime energjetike janë gjithashtu të pranishme në renditje. Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite renditen lart falë të ardhurave nga eksporti i naftës që financojnë shpenzimet qeveritare dhe projektet infrastrukturore. Norvegjia, e cila ka një fond sovran shumë të madh, është një shembull evropian për mënyrën e menaxhimit të pasurisë nga burimet natyrore.

Një surprizë në listë është Guajana, e cila është ngjitur shpejt në vendin e 41-të, si rezultat i zbulimeve të mëdha të naftës dhe rritjes së prodhimit të saj.

SHBA, fuqi ekonomike në shkallë të madhe

SHBA-të, megjithëse jo në krye të listës për PBB për frymë, spikasin për shkallën e tyre. Me një popullsi të madhe dhe një PBB të lartë për frymë, SHBA-të mbeten fuqia kryesore ekonomike në botë. Vendet e tjera me ekonomi të mëdha si Gjermania, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca renditen më poshtë në terma për frymë.

Kontributi i industrive të teknologjisë së lartë, konsumit të brendshëm dhe tregjeve të kapitalit formon profilin e pasurisë së Amerikës. PBB për frymë mbetet një mjet i rëndësishëm krahasimi për pasurinë ekonomike të vendeve, por duhet parë gjithmonë në kontekst me faktorë të tjerë si barazia, cilësia e jetës dhe qëndrueshmëria ekonomike. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
pasuria pbb shqipëria të ardhurat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

gazetar_212:10 - Korrik 21, 20260

Shqipëria renditet e gjashta në botë për numrin e mbërritjeve turistike ndërkombëtare në raport me…

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:10 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:02 - Korrik 21, 2026

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

11:52 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter