Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipëria përparon në përdorimin e inteligjencës artificiale, por mbetet prapa në digjitalizimin bazik të ndërmarrjeve

08:51 - Shtator 29, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Të dhënat e Indeksit të Ekonomisë dhe Shoqërisë Digjitale (DESI) për Ballkanin Perëndimor mbi nivelin e digjitalizimit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimin Evropian tregojnë një tablo të përzier për Shqipërinë: vendi ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në përdorimin e inteligjencës artificiale dhe sistemet e ndarjes elektronike të informacionit, por vijon të mbetet prapa në fusha si intensiteti digjital bazik i SME-ve dhe përdorimi i rrjeteve sociale.

Në periudhën 2020–2022, përdorimi i inteligjencës artificiale në ndërmarrjet shqiptare ishte i ulët, duke luhatur rreth 3–4% – më pak se Bosnja, Mali i Zi, Kosova, Serbia apo Maqedonia e Veriut. Megjithatë, në vitin 2023 shënohet një rritje e ndjeshme, ku 12% e ndërmarrjeve shqiptare raportojnë përdorimin e AI, duke kaluar shumicën e fqinjëve dhe duke u barazuar me Maqedoninë e Veriut. Në krahasim, mesatarja e BE-së është shumë më e lartë, duke arritur në 25%, ndërsa mesatarja e Ballkanit Perëndimor qëndron nën 10%.

Po kështu, në fushën e Electronic Information Sharing (përdorimi i ERP-ve për ndarjen e informacionit), Shqipëria ka shënuar shifra të larta dhe të qëndrueshme. Nga 36% në vitin 2020, në 37% në 2021, 36% në 2022, dhe deri në 39% në 2023, vendi ruan një nivel të lartë krahasuar me rajonin. Në këtë tregues, Shqipëria është afër Malit të Zi (38–42%) dhe mbi Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut e Serbinë, megjithatë, BE-ja është dukshëm më përpara me shifra 38–42% përgjatë katër viteve të fundit.

Një aspekt tjetër është përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për qëndrueshmëri mjedisore që në Shqipëri mbetet relativisht i lartë dhe konstant. Në vitin 2020 ky tregues ishte rreth 55%, ndërsa në 2021 qëndroi sërish në të njëjtin nivel. Krahasuar me rajonin, Shqipëria është në linjë me Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, të gjitha me shifra 50–60%. Ndërkohë, BE është dukshëm më përpara me rreth 66%.

SME-të shqiptare me intensitet digjital të ulët

Një nga dobësitë më të mëdha për Shqipërinë është niveli i digjitalizimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Në vitin 2020, vetëm 22% e SME-ve shqiptare kishin një nivel bazik të intensitetit digjital (përdorim i të paktën 4 teknologjive nga 12 të përzgjedhura). Shifrat u rritën lehtë në 2021 (25%), 2022 (25–26%) dhe 2023 (27%), por vendi mbetet shumë prapa.

Për krahasim, BE ka rreth 58%, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi e kalojnë 60%. Shqipëria është më lart vetëm se Kosova, ndërsa pjesa tjetër e rajonit ka shifra dukshëm më të larta.

Shqipëria, gjithashtu ka qenë ndër më të ulëtat në përdorimin e dy ose më shumë platformave të rrjeteve sociale. Në 2020 shifra ishte vetëm 10%, ndërsa në 2021–2022 u rrit në rreth 16%.

Në 2023 arriti mbi 30%, një përmirësim i dukshëm, por vendi mbetet larg Kosovës, e cila kryeson me 80–90% gjatë gjithë periudhës. Mali i Zi dhe BE janë gjithashtu shumë përpara me shifra të cilat variojnë 35–40%./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
digjitalizimi inteligjenca artificiale qendrueshmeria mjedisore rajoni sme
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

gazetar_206:04 - Qershor 4, 20260

Veriu i Shqipërisë po përjeton një shpopullim të vazhdueshëm të qarqeve dhe një përqendrim gjithnjë…

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Qershor 4, 2026

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:01 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

05:58 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter