Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipëria nuk po prodhon, bie TVSH dhe tatim – fitimi i arkëtuar në prodhim për 5-mujorin e parë 2025

23:03 - Gusht 18, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria po përballet me një ngadalësim të ndjeshëm në sektorin e prodhimit, i cili reflektohet drejtpërdrejt në të ardhurat fiskale të vendit për pesëmujorin e parë të vitit 2025. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se TVSH në prodhim dhe tatim fitimi kanë shënuar rënie.

Referuar të dhënave të Administratës Tatimore nga fiskalizimi, qarkullimi pa TVSH (pa autongarkesën dhe pa borxhin e keq) për periudhën Janar-Maj 2024 ka qenë 1,482 milardë lekë dhe Janar-Maj 2025 është 1,515 miliardë lekë, pra 32.9 miliardë lekë më shumë.

Sektorët bazë të ekonomisë kanë rritje në qarkullim në krahasim me 5-mujorin e vitit 2024, evidentuar kjo nga rritja e TVSH-së bruto të deklaruar, me përjashtim të prodhimit, i cili shënon 6.6 miliardë lekë, me një ulje prej -4% ose -246 milionë lekë më pak. Sektori i prodhimit përbën një pjesë të rëndësishme të zinxhirit prodhues të ekonomisë, duke përfshirë një sërë aktivitetesh industriale, që nga industria ushqimore, përpunimi i qumështit dhe nënprodukteve të tij, prodhimi i tekstileve dhe veshjeve, deri te mobiljet, çeliku dhe materialet e ndërtimit. Një pjesë të konsiderueshme zë edhe prodhimi i energjisë, i cili ka shënuar rënie të ndjeshme gjatë këtij viti, duke sjellë edhe përkeqësimin e shifrave.

Të gjithë sektorët e tjerë janë me rritje. Kështu, TVSH bruto sipas sektorëve për 5-mujorin e 2025, krahasuar me 5-mujorin e vitit 2024, rezulton të jetë në sektorin e ndërtimit 6.7 miliardë lekë, me një rritje prej 20% ose 1.1 miliardë lekë më shumë; në sektorin e shërbimeve 11.3 miliardë lekë, me një rritje 11% ose 1.1 miliardë lekë më shumë; në sektorin e tregtisë 11.8 miliardë lekë, me një rritje prej 8% ose 839 milionë lekë më shumë; në sektorin e transportit 976 milionë lekë, me një rritje prej 15% ose 127 milionë lekë më shumë;

TVSH bruto e arkëtuar në 5-mujorin 2025 është rreth minus 2,2 miliardë lekë më pak se plani ose -5.6%. Krahasuar me 5-mujorin 2024, të ardhurat nga TVSH bruto janë rreth 2.9 miliardë lekë më shumë ose 8.4%.

Po kështu, me ulje në sektorin e prodhimit paraqitet edhe tatim – fitimi, i cili rezulton me ulje – 23%.  Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin për 5-mujorin 2025 u realizuan në masën 28.5 miliardë lekë, 899 milionë lekë ose 3.3% më shumë se 5-mujori 2024, si dhe -1.8 miliardë lekë ose -5.9% më pak se plani i 5-mujorit 2025 për tatimin mbi fitimin. Nga analiza sipas sektorëve në nivel 5-mujori 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë në 2024, rezulton se sektori  i tregtisë ka shënuar rritje 20%; sektori i shërbimit paraqitet me rritje 13%;  sektori i transportit me rritje 34%, dhe sektori i ndërtimit me rritje 12%. /ekofin.al

 

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
industria prodhimi qumështi tatim fitimi tvsh
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter