Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Kryeministri i ri hungarez vendos për uljen me 40% të pagave të deputetëve

14:45 - Qershor 15, 2026

ABI Bank reagon ndaj të pavërtetave dhe gjobëvënies

14:28 - Qershor 15, 2026

Ibrahimaj me AmCham: Filtrimi i investimeve të huaja forcon sigurinë ekonomike

13:54 - Qershor 15, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipëria në hartën e inovacionit: Çfarë tregon historia e rritjes së Sisal Albania

12:20 - Qershor 15, 2026 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Për vite me radhë, Shqipëria ka folur për potencialin e saj në teknologji, inovacion dhe ekselencë në shërbimin ndaj klientit. Sfida nuk është më të provohet se ky potencial ekziston, por të tregohen rezultatet.  Shtatë vite më parë, potenciali i Shqipërisë për t’u shndërruar në një qendër rajonale të teknologjisë dhe inovacionit shihej kryesisht si një premtim. Sot, ky potencial po materializohet përmes historive konkrete të suksesit, ku një nga shembujt më domethënës është ai i Sisal Albania.

Kur kompania nisi aktivitetin e saj në Shqipëri në vitin 2019, numëronte vetëm 44 punonjës. Në përvjetorin e saj të shtatë në tregun shqiptar, Sisal Albania ka arritur thuajse 1000 punonjës, duke regjistruar një nga historitë më të spikatura të rritjes në sektorin e teknologjisë dhe shërbimeve dixhitale në vend. Ky zgjerim nuk përfaqëson vetëm një sukses biznesi, por një tregues të qartë të transformimit të Shqipërisë në një destinacion tërheqës për investimet e huaja me vlerë të lartë të shtuar.

“Ajo që e bën vërtet unik dhe të suksesshëm Hub-in e Tiranës janë njerëzit e tij. Gjithmonë ndihem krenare dhe e lumtur që punoj me një ekip ndërkombëtar, ku prejardhjet multikulturore, gjuhët dhe perspektivat e ndryshme bashkohen natyrshëm. Pasioni, energjia dhe fryma e fortë e bashkëpunimit janë forcat që e shtyjnë përpara këtë rrugëtim, një rrugëtim rritjeje dhe suksesi, por mbi të gjitha një rrugëtim historish njerëzore. Energjia e ekipit, mentaliteti i mbështetjes rajonale, fleksibiliteti dhe aftësia për t’u zhvilluar vazhdimisht së bashku me Grupin janë ato që e bëjnë këtë hub një shembull të vërtetë ekselence.”– tha Emily Joanna Csizmazia, Drejtoreshë e Shërbimeve të Përbashkëta për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Flutter SEA.

Një tjetër tregues i kulturës organizative është niveli i promovimeve të brendshme. Çdo vit, rreth 17% e punonjësve avancojnë në karrierë brenda kompanisë, një normë që tregon investim të vazhdueshëm në zhvillimin e talenteve dhe krijimin e perspektivave afatgjata profesionale. Në një treg ku sfida kryesore mbetet mbajtja e profesionistëve të kualifikuar në vend, ky model ofron një alternativë konkrete ndaj emigrimit të talenteve, duke reflektuar përkushtimin e Sisal Albania ndaj zhvillimit profesional të punonjësve dhe krijimit të një kulture pune që promovon mësimin e vazhdueshëm, rritjen e aftësive dhe avancimin në karrierë.

Rritja e Sisal Albania nuk ka ndodhur në izolim. Ajo është pjesë e strategjisë globale të Sisal, sot pjesë e Flutter SEA eshte pjese e grupit Flutter International, operatorit më të madh në botë në sektorin e gaming dhe betting. Flutter SEA operon në shtatë vende, shërben mbi një milion përdorues online dhe mbështetet në një rrjet prej më shumë se 50,000 pikash shitjeje. Brenda këtij ekosistemi global, Shqipëria ka fituar një rol strategjik në zhvillimin e produkteve dhe platformave teknologjike të kompanisë.

Pikërisht këtu qëndron edhe rëndësia ekonomike e këtij investimi. Shqipëria nuk po konkurron më vetëm për investime në sektorë tradicionalë, por po tërheq kompani që eksportojnë njohuri, teknologji dhe shërbime dixhitale. Çdo vend pune i krijuar në këto industri gjeneron vlerë të shtuar, rrit produktivitetin dhe kontribuon në ndërtimin e një ekonomie më konkurruese.

Historia e Sisal Albania tregon se kur kapitali ndërkombëtar kombinohet me talentin lokal dhe me një kulturë europiane të zhvillimit të njerëzve, rezultatet mund të jenë transformuese. Ajo që dikur shihej si potencial për Shqipërinë për t’u bërë një qendër inovacioni në Ballkan, sot po shndërrohet në realitet të matshëm: mbi një mijë vende pune të kualifikuara, një forcë punëtore e re dhe e balancuar gjinorisht, mundësi reale karriere dhe integrim i profesionistëve shqiptarë në projekte teknologjike globale.

Historia e Sisal nuk është vetëm historia e suksesit të një kompanie. Është një tregues i qartë se Shqipëria po hyn gradualisht në hartën europiane të ekonomisë së dijes dhe inovacionit, duke u mbështetur në modele të qëndrueshme zhvillimi që vlerësojnë talentin, aftësitë dhe njerëzit.

Ekofin Media
Ekofin Media
hartën inovacionit shqipëria Sisal Albania
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

iute Group zgjeron shërbimet, sjell ekspertizën më të mirë shëndetësore edhe në Shqipëri

11:15 - Qershor 15, 2026

ChatGPT tani mund të bëjë blerje për ju pas marrëveshjes me gjigantin e pagesave Visa

16:46 - Qershor 14, 2026

Shoqata e Siguruesve: Pse çdo individ duhet të konsiderojë sigurimin nga aksidentet personale

06:50 - Qershor 14, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Ibrahimaj me AmCham: Filtrimi i investimeve të huaja forcon sigurinë ekonomike

gazetar_113:54 - Qershor 15, 20260

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në aktivitetin “Albania’s Foreign Direct Investment…

Në mes të debatit për Zvërnecin dhe zonat e mbrojtura, qeveria propozon ndryshime në ligj

12:31 - Qershor 15, 2026

SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshje për paqen, pritet rihapja e Hormuzit

08:44 - Qershor 15, 2026

Betonizimi i bregdetit mbush arkën e Himarës, të ardhurat nga taksa e infrastrukturës u rritën me 532% në 2025

06:02 - Qershor 15, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:54 - Qershor 15, 2026

Ibrahimaj me AmCham: Filtrimi i investimeve të huaja forcon sigurinë ekonomike

12:31 - Qershor 15, 2026

Në mes të debatit për Zvërnecin dhe zonat e mbrojtura, qeveria propozon ndryshime në ligj

08:44 - Qershor 15, 2026

SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshje për paqen, pritet rihapja e Hormuzit

Kryeministri i ri hungarez vendos për uljen me 40% të pagave të deputetëve

14:45 - Qershor 15, 2026

ABI Bank reagon ndaj të pavërtetave dhe gjobëvënies

14:28 - Qershor 15, 2026

Ibrahimaj me AmCham: Filtrimi i investimeve të huaja forcon sigurinë ekonomike

13:54 - Qershor 15, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter