Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Njihuni me 106 startup-et fituese të Grant 26

10:12 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipëria ndër vendet me varësinë më të madhe në Evropë ndaj energjisë elektrike për ngrohje dhe gatim

23:32 - Qershor 25, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat për vitin 2023, shqiptarët vijojnë të mbështeten ndjeshëm tek energjia elektrike për nevojat bazë të përditshme në sektorin rezidencial, veçanërisht për gatim, ngrohjen e hapësirës dhe ujit.

Shifrat tregojnë se konsumi përfundimtar i energjisë në banesa 30.9% është përdorur për ngrohjen e hapësirës, 23.6% për ngrohjen e ujit dhe 31.9% për gatim. Për këtë të fundit, Shqipëria shënon edhe normën më të lartë të përdorimit të energjisë në Ballkanin Perëndimor, e ndjekur nga Mali i Zi me 25%.

Në Shqipëri, në rezidencat e banimit, energjia elektrike zë përqindjen më të madhe të përdorimit për ngrohjen e hapësirës në Europë me 50.9%, me përjashtim të Norvegjisë që e ka 58.9%, ndërsa energjia e rinovueshme 28.1%. Ndërkohë, përdorimin më të madh të energjisë së rinovueshme për ngrohje hapësire e kryeson Bosnje dhe Hercegovina me 85% e ndjekur nga Kosova 80.5 % e Mali i Zi me 60.2%.

Po kështu, për ngrohjen e ujit, përqindja e energjisë elektrike të përdorur rezulton 56.8% ndërsa 27.5% ka ardhur nga energjia e rinovueshme. Në këtë tregues Shqipëria ka bërë një përmirësim. Kosova kryeson Ballkanin me 100% të përdorimit të energjisë elektrike për ngrohjen e ujit, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 98.9% dhe Serbia me 93.2%.

Në Shqipëri, gatimi varet 39% nga energjia elektrike, 35.5% nga gazi dhe 25.5% nga energjia e rinovueshme. Përqindjen me të madhe të përdorimit të energjisë elektrike për gatim në Ballkanin Perëndimor e mban Maqedonia e Veriut me 75.6%, e ndjekur nga Serbia me 48.7%.

Të dhënat e Eurostat konfirmojnë se Shqipëria mbetet një nga vendet me varësi të lartë nga energjia elektrike në jetën e përditshme të qytetarëve, duke e kthyer atë në një burim thelbësor për gatim dhe ngrohje.

Ndërkohë, sipas të dhënave, në vitin 2023, pjesa më e madhe e konsumit përfundimtar të energjisë në BE në sektorin rezidencial u mbulua nga gazi natyror (29.5%) dhe energjia elektrike (25.9%). Burimet e rinovueshme përbënin 23.5%, të ndjekura nga produktet e naftës (10.3%) dhe nxehtësia e derivuar (8.5%). Një pjesë e vogël mbulohej ende nga produktet e qymyrit (lëndë djegëse fosile të ngurta) (2.2%). /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
energjia eurostat gatimi gaz rinovueshme shqipëria
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Njihuni me 106 startup-et fituese të Grant 26

10:12 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

gazetar_206:02 - Korrik 28, 20260

Basenet lumore Ishëm-Erzen dhe Seman u klasifikuan në vitin 2025 në Klasën V, “gjendje e…

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:02 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:01 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:00 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

Njihuni me 106 startup-et fituese të Grant 26

10:12 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter