Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipëria me pensionin më të ulët në Evropë, edhe në raport me fuqinë blerëse

10:38 - Shkurt 14, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria mbetet në vend të fundit në rajon për nivelin e pensioneve, si edhe për treguesit kryesorë që kanë lidhje me to. Referuar të dhënave të Eurostat për vitin 2021 (të dhënat më të fundit të disponueshme), Shqipëria, me 131 euro pension mesatar mujor, është në vend të fundit në Evropë, duke u kaluar edhe nga vendet e rajonit të marra në analizë, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercevogina. Gjithashtu vendi ynë është i fundit edhe sa i përket pensionit mesatar mujor në raport me fuqinë blerëse, të vlerësuar në 244 euro.

Edhe sa i përket raportit mes të ardhurave nga pensionet dhe fitimeve në periudhat e vonshme të karrierës, pra në vitet e fundit të punësimit, përpara daljes në pension, me raportin 37%, Shqipëria qëndron në vendet e fundit në Europë.

Sipas analizave, pensionet në BE arrijnë në rreth tre të pestat e të ardhurave nga puna e vonë në karrierë. Në shumë vende evropiane, kjo normë bie nën 50%, duke e bërë gjithnjë e më sfiduese për pensionistët ruajtjen e një standardi të mirë jetese.

Raporti i përgjithshëm i zëvendësimit të Eurostat vlerëson efektivitetin e sistemeve të pensioneve për të mundësuar të moshuarit të ruajnë standardin e tyre të jetesës pas daljes në pension.

Ai krahason të ardhurat mesatare nga pensionet e individëve të moshës 65-74 vjeç me të ardhurat mesatare nga puna e atyre të moshës 50-59 vjeç, duke përjashtuar përfitimet e tjera sociale. Kjo ndihmon për të kuptuar mjaftueshmërinë e pensioneve.

Në vitin 2023, raporti total i zëvendësimit në BE ishte 58%. Kjo do të thotë se një person që ka fituar 100 € në mes të moshës 50-59 do të marrë 58 € në të ardhura nga pensioni ndërmjet moshës 65-74 vjeç.

Të ardhurat nga pensionet në raport me
fitimet në periudhën e vonshme të karrierës (2023)*

Hendeku gjinor në pensione: Pabarazi të vazhdueshme

Raporti i zëvendësimit agregat ndryshon gjithashtu sipas gjinisë. Në BE, burrat (60%) morën tre pikë përqindje më shumë se gratë (57%).

Në 11 shtete anëtare të BE-së, pensionet përbënin më pak se gjysmën e të ardhurave mesatare midis njerëzve deri në fund të karrierës së tyre. Midis tyre ishin Gjermania (49%), Belgjika (48%) dhe Danimarka (47%).

Vendet kandidate për në BE – Serbia (46%), Mali i Zi (38%) dhe Shqipëria (37%) – gjithashtu kishin norma më të ulëta të zëvendësimit agregat.

Të ardhurat nga pensionet në raport me
fitimet në periudhën e vonshme të karrierës (2023)*

Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Pabarazi të konsiderueshme në pensione ekzistojnë në të gjithë Evropën. Në vitin 2021, shpenzimet mesatare mujore bruto të pensionit të pleqërisë për përfitues varionin nga 226 € në Bullgari në 2,575 € në Luksemburg. Mesatarja e BE-së ishte 1,294 €.

Në terma nominalë, vendet e Evropës Perëndimore dhe Veriore kanë pensionet më të larta, duke kryesuar në renditje, ndërsa vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore priren të kenë shpenzime shumë më të ulëta pensionesh për person.

Hendeku ngushtohet kur përshtatet me standardet e fuqisë blerëse (PPS), duke filluar nga 437 € në Bullgari në 1,681 € në Luksemburg brenda BE-së. Në këtë renditje, bie në sy se Shqipëria është në vend të fundit.

Pensioni mesatar mujor bruto për përfitues në euro (2021)

 

Pensioni mesatar mujor për përfitues në euro sipas fuqisë blerëse (2021)

Niveli i ulët i pensioneve në Shqipëri është kthyer sidomos në vitet e fundit në temën kryesore të diskutimeve jo vetëm mes ekonomistëve, por edhe politikës. Qeveria ka premtuar se do të realizojë një reformë pensionesh, pas asaj të vitit 2014, e cila në fakt solli sistemime për pensionet e reja, por nuk korigjoi të gjitha ata personat që kishin dalë në pension më herët, duke lënë diferenca të mëdha edhe për të njëjtat nivele kontributesh, por të paguara në kohë të ndryshme. /ekofin.al 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
analiza eurostat karriera pensionet shqipëria të ardhurat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

gazetar_218:59 - Qershor 3, 20260

Qeveria ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit projektligjin e ri “Për censin e bujqësisë”,…

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026

Rama: Transaksioni për blerjen e tokës në Zvërnec po verifikohet

14:15 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:57 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

15:53 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter