Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Punësimi në familjet e vrojtuara bie 3.5% në vit, rritje shënon vetëm shteti

11:56 - Korrik 6, 2026

Azilkërkuesit në Shqipëri u rritën në vitin 2025, dominuan kërkesat nga Egjipti dhe Afganistani

11:11 - Korrik 6, 2026

Drafti në konsultim, ndryshon ligji për kontabilitetin publik

09:54 - Korrik 6, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipëria mbi një thesar mineralesh kritike, Sahit Muja: Po humbasim miliarda duke eksportuar lëndë të parë

06:00 - Korrik 6, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga Mirilda Tili

Nga kromi dhe nikeli te magnezi, kobalti dhe mineralet e rralla, Shqipëria mund të jetë një nga vendet më të rëndësishme të Europës për furnizimin me lëndë të para strategjike. Por sipas sipërmarrësit dhe ekspertit të industrisë minerare, Sahit Muja, vendi po vazhdon të humbasë një mundësi historike duke shitur pasuritë natyrore pa ndërtuar industri përpunuese dhe pa një strategji kombëtare afatgjatë.

Në një intervistë të zgjeruar për ekofin.al, Muja argumenton se Shqipëria ndodhet në një moment kritik, pikërisht kur bota po hyn në epokën e inteligjencës artificiale, baterive elektrike, energjisë së gjelbër dhe garës globale për mineralet kritike.

“Shqipëria mban thesaret e Europës. Nga veriu në jug, pothuajse çdo zonë ka minerale që përdoren nga industritë më të rëndësishme të botës”, thotë ai.

Nga një lule në Tropojë te metalet e së ardhmes

Sipas Mujës, natyra ka zhvilluar mekanizma biologjikë që shkenca vetëm tani po fillon t’i kuptojë dhe t’i shfrytëzojë në shkallë industriale.

Ai sjell si shembull një bimë që rritet në Tropojë, e njohur nga banorët si “Lulja e Qenit”, e cila ka aftësinë të përthithë mbi 2% të peshës së saj në nikel nga toka.

“Është inteligjenca biologjike. Një shkencë e re që po e zhvillojmë me sukses nga Tropoja deri në Amerikë, ku metalet prodhohen pa emetime CO2, pa mbetje dhe pa ndikime negative në mjedis”, shprehet ai.

Këto bimë, të njohura në literaturën shkencore si “hyperaccumulator plants”, mund të përdoren për nxjerrjen e metaleve dhe mineraleve të rralla në mënyrë më të pastër se minierat tradicionale.

Pasuritë që e bëjnë Shqipërinë unike

Muja rendit një sërë mineralesh që, sipas tij, e bëjnë nëntokën shqiptare ndër më të pasurat në Europë.

Ai thekson se Shqipëria zotëron rezervat më të mëdha të kromit në Europë dhe një nga cilësitë më të larta të këtij minerali në botë. Po ashtu, ai nënvizon rezervat e mëdha të magnezit, olivinës, dunitit, serpentinit, si dhe praninë e nikelit, kobaltit, titanit, bakrit, aluminit, argjendit, fosforit dhe mineraleve të tjera industriale.

“Një larmi kaq e madhe mineralesh në një sipërfaqe sa Shqipëria është shumë e rrallë të gjendet diku tjetër në botë”, deklaron ai.

Kromi, minerali që po hyn në qendër të garës globale
Në analizën e tij, kromi nuk është thjesht një mineral eksporti, por një element strategjik për ekonomitë më të mëdha të botës.

Ai përdoret në prodhimin e çelikut inox, industrinë ushtarake, avionët, tanket dhe teknologjitë e avancuara.

“Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian e konsiderojnë kromin një mineral kritik për sigurinë kombëtare”, thotë Muja.

Sipas tij, rezervat globale po pakësohen, ndërsa kërkesa po rritet. Kina, ndonëse nuk zotëron rezerva të konsiderueshme kromi, ka investuar agresivisht për të siguruar furnizime afatgjata në mbarë botën.

Shqipëria po hyn në hartën gjeopolitike të mineraleve kritike

Për Mujën, interesi ndërkombëtar për mineralet shqiptare është tashmë një realitet.

Ai thotë se në forumet globale ku marrin pjesë qeveri, investitorë dhe kompani të mëdha, Shqipëria përmendet gjithnjë e më shpesh si një burim i rëndësishëm i mineraleve kritike.

“Investitorët dhe qeveritë e superfuqive janë shumë mirë të informuar për potencialin mineral të Shqipërisë”, shprehet ai.

Sipas tij, Kina dhe India vazhdojnë të jenë ndër kërkuesit më agresivë të kontratave afatgjata për sigurimin e kromit shqiptar.

Humbja e madhe: eksporti i lëndës së parë

Pjesa më kritike e intervistës lidhet me mungesën e përpunimit të mineraleve brenda vendit.

Muja argumenton se Shqipëria vazhdon të eksportojë lëndë të parë, ndërsa vlera e shtuar krijohet jashtë kufijve.

“Humbja për ekonominë shqiptare është disa miliarda dollarë në vit”, deklaron ai.

Sipas tij, energjia e kushtueshme, mungesa e politikave industriale dhe mungesa e një strategjie të qartë kombëtare e kanë penguar zhvillimin e industrive të përpunimit.

Ai paralajmëron se vendi rrezikon të mbetet një eksportues i thjeshtë mineralesh, ndërsa produktet me vlerë të lartë prodhohen në vende të tjera.

Kritika të forta për politikat shtetërore

Në intervistë, Muja shfaqet veçanërisht kritik ndaj mënyrës se si janë administruar pasuritë minerare gjatë dekadave të fundit.

“Shqipëria nuk ua dha minierat atyre që kishin kapital, ekspertizë dhe vizion, por në shumë raste ua dha njerëzve të gabuar”, thotë ai.

Ai shkon edhe më tej kur deklaron se sot mungon një strategji e mirëfilltë kombëtare për sektorin minerar dhe se institucionet përgjegjëse nuk po funksionojnë në nivelin e duhur.

Sipas tij, problemi kryesor nuk është mungesa e kapitalit apo teknologjisë.

“Nuk mungon kapitali dhe as teknologjia. Mungon vullneti politik për të bërë diçka serioze në këtë sektor”, shprehet Muja.

Shqipëria, një fuqi e mundshme e ekonomisë së gjelbër
Pavarësisht kritikave, ai mbetet optimist për potencialin e vendit.

Shqipëria, sipas tij, mund të bëhet një qendër e rëndësishme për teknologjitë e gjelbra, bateritë, qendrat e të dhënave dhe industrinë e inteligjencës artificiale.

Argumenti i tij mbështetet në kombinimin e tre faktorëve: burime të mëdha ujore, potencial të konsiderueshëm për energji të rinovueshme dhe rezerva të pasura mineralesh.

“AI ka nevojë për ujë, për energji të gjelbër dhe për minerale. Shqipëria i ka të gjitha këto mundësi”, thotë ai.

“Mund të ishim Norvegjia e Ballkanit”

Në fund të intervistës, Muja rikthehet te ideja që ka artikuluar shpesh në vitet e fundit: se Shqipëria mund të kishte një zhvillim ekonomik shumë më të lartë nëse do të kishte menaxhuar ndryshe pasuritë natyrore.

Ai kujton periudhën kur vendi prodhonte ferrokrom, bakër, nikel, çelik dhe minerale të tjera strategjike, duke argumentuar se shkatërrimi i këtyre industrive ka qenë një nga humbjet më të mëdha ekonomike të tranzicionit.

“Me pasuritë që kemi dhe me mënyrën e duhur të menaxhimit, Shqipëria mund të ishte sot më mirë se Norvegjia”, deklaron ai.

Mes rritjes së kërkesës globale për minerale kritike dhe transformimit të ekonomisë botërore drejt teknologjive të reja, mesazhi kryesor i Sahit Mujës është i qartë: Shqipëria zotëron burime që mund ta vendosin në një pozicion strategjik në Europë, por pa vizion, përpunim dhe politika afatgjata, ky potencial rrezikon të mbetet i pashfrytëzuar. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
mineralesh Sahit muja shqipëria strategjite thesar
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Punësimi në familjet e vrojtuara bie 3.5% në vit, rritje shënon vetëm shteti

11:56 - Korrik 6, 2026

Azilkërkuesit në Shqipëri u rritën në vitin 2025, dominuan kërkesat nga Egjipti dhe Afganistani

11:11 - Korrik 6, 2026

Drafti në konsultim, ndryshon ligji për kontabilitetin publik

09:54 - Korrik 6, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Punësimi në familjet e vrojtuara bie 3.5% në vit, rritje shënon vetëm shteti

gazetar_211:56 - Korrik 6, 20260

Numri i të punësuarve në familjet e vrojtuara nga Banka e Shqipërisë ka shënuar rënie…

Azilkërkuesit në Shqipëri u rritën në vitin 2025, dominuan kërkesat nga Egjipti dhe Afganistani

11:11 - Korrik 6, 2026

Drafti në konsultim, ndryshon ligji për kontabilitetin publik

09:54 - Korrik 6, 2026

Shqipëria mbi një thesar mineralesh kritike, Sahit Muja: Po humbasim miliarda duke eksportuar lëndë të parë

06:00 - Korrik 6, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:56 - Korrik 6, 2026

Punësimi në familjet e vrojtuara bie 3.5% në vit, rritje shënon vetëm shteti

11:11 - Korrik 6, 2026

Azilkërkuesit në Shqipëri u rritën në vitin 2025, dominuan kërkesat nga Egjipti dhe Afganistani

09:54 - Korrik 6, 2026

Drafti në konsultim, ndryshon ligji për kontabilitetin publik

Punësimi në familjet e vrojtuara bie 3.5% në vit, rritje shënon vetëm shteti

11:56 - Korrik 6, 2026

Azilkërkuesit në Shqipëri u rritën në vitin 2025, dominuan kërkesat nga Egjipti dhe Afganistani

11:11 - Korrik 6, 2026

Drafti në konsultim, ndryshon ligji për kontabilitetin publik

09:54 - Korrik 6, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter