Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Ujësjellësit rritën borxhet ndaj OSHEE, arritën në 352 milionë euro në 2025

06:04 - Qershor 30, 2026

Rindërtimi që nuk po mbyllet, bashkitë shpenzuan vetëm 36% të fondeve në 2025

06:02 - Qershor 30, 2026

134 milionë euro shpenzime nga buxheti në 2025 për koncesionet, 4 kontratat e shëndetësisë përfituan 57 milionë euro

06:01 - Qershor 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipëria kryeson Evropën për rritjen e fluturimeve edhe në vitin 2025, mesatarisht 148.6% më shumë sesa para pandemisë

13:47 - Janar 21, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Fluturimet komerciale mbeten një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të turizmit dhe lëvizshmërisë ndërkombëtare. Në këtë drejtim, Shqipëria ka shënuar një performancë të jashtëzakonshme gjatë vitit 2025, duke u renditur si vendi me rritjen më të lartë të fluturimeve komerciale në kontinent, krahasuar me periudhën para pandemisë.

Sipas të dhënave zyrtarenga Eurostat, gjatë vitit 2025 rritja mesatare vjetore e fluturimeve komerciale në Shqipëri ka arritur në 148.6%, duke reflektuar një rimëkëmbje të fortë të sektorit ajror dhe një kërkesë në rritje për udhëtime drejt vendit. Kulmi i kësaj rritjeje është shënuar në muajin tetor, ku fluturimet kanë regjistruar një rritje rekord prej 173.3% krahasuar me të njëjtën periudhë para pandemisë.

Edhe muaji dhjetor ka vijuar me rezultate pozitive. Krahasuar me dhjetorin e para-pandemisë, fluturimet komerciale në Shqipëri kanë shënuar një rritje prej 106.8%, duke konfirmuar se trendi pozitiv ka vazhduar edhe në mbyllje të vitit. Me këto rezultate, Shqipëria jo vetëm që kryeson rajonin, por renditet gjithashtu e para edhe në nivel europian për sa i përket rritjes së fluturimeve komerciale.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, pas Shqipërisë renditet Bosnje & Hercegovina, e cila ka qenë ndër 10 vendet me rritjen më të lartë në terma vjetorë. Për muajin dhjetor, ky shtet ka shënuar një rritje prej 50.8%. Më pas vjen Serbia me një rritje prej 42.3%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 28.8%.

Ndryshe nga këto tendenca pozitive, Mali i Zi ka shënuar një rënie të fluturimeve komerciale. Konkretisht, gjatë muajit dhjetor është regjistruar një ulje prej 6.5%, çka tregon një ngadalësim të aktivitetit ajror, i lidhur kryesisht me faktorë sezonalë dhe ndryshime në kërkesën turistike.

Sa i përket vendeve europiane me rritje të lartë, përveç Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës, rezultate pozitive kanë shënuar edhe Qiproja me një rritje prej 43%, e ndjekur nga Greqia dhe Sllovakia, të cilat kanë përfituar nga forcimi i turizmit dhe zgjerimi i linjave ajrore.

Në anën tjetër, vendet që kanë pësuar uljen më të madhe të fluturimeve gjatë vitit janë kryesisht ato nordike, si Finlanda, Suedia dhe Norvegjia, ku faktorët klimatikë dhe ndryshimet në kërkesë kanë ndikuar ndjeshëm. Ndërkohë, për muajin dhjetor, rënien më të theksuar e ka shënuar Letonia me 25.6%, e ndjekur nga Suedia dhe Gjermania.

Këto të dhëna konfirmojnë se Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nyje e rëndësishme ajrore në rajon, duke reflektuar rritjen e interesit turistik, zgjerimin e ofertës së fluturimeve dhe një pozicionim gjithnjë më të fortë në hartën europiane të udhëtimeve./Scantv

Ekofin Media
Ekofin Media
europë fluturimeve shqipëria trafikut ajror
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Ujësjellësit rritën borxhet ndaj OSHEE, arritën në 352 milionë euro në 2025

06:04 - Qershor 30, 2026

Rindërtimi që nuk po mbyllet, bashkitë shpenzuan vetëm 36% të fondeve në 2025

06:02 - Qershor 30, 2026

134 milionë euro shpenzime nga buxheti në 2025 për koncesionet, 4 kontratat e shëndetësisë përfituan 57 milionë euro

06:01 - Qershor 30, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Ujësjellësit rritën borxhet ndaj OSHEE, arritën në 352 milionë euro në 2025

gazetar_206:04 - Qershor 30, 20260

Ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve vijojnë të jenë në gjendje të vështirë financiare, me probleme në pagesën…

Rindërtimi që nuk po mbyllet, bashkitë shpenzuan vetëm 36% të fondeve në 2025

06:02 - Qershor 30, 2026

134 milionë euro shpenzime nga buxheti në 2025 për koncesionet, 4 kontratat e shëndetësisë përfituan 57 milionë euro

06:01 - Qershor 30, 2026

Blerjet online pa barriera, drafti i ri ligjor ndalon kufizimet sipas shtetësisë

16:47 - Qershor 29, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Qershor 30, 2026

Ujësjellësit rritën borxhet ndaj OSHEE, arritën në 352 milionë euro në 2025

06:02 - Qershor 30, 2026

Rindërtimi që nuk po mbyllet, bashkitë shpenzuan vetëm 36% të fondeve në 2025

06:01 - Qershor 30, 2026

134 milionë euro shpenzime nga buxheti në 2025 për koncesionet, 4 kontratat e shëndetësisë përfituan 57 milionë euro

Ujësjellësit rritën borxhet ndaj OSHEE, arritën në 352 milionë euro në 2025

06:04 - Qershor 30, 2026

Rindërtimi që nuk po mbyllet, bashkitë shpenzuan vetëm 36% të fondeve në 2025

06:02 - Qershor 30, 2026

134 milionë euro shpenzime nga buxheti në 2025 për koncesionet, 4 kontratat e shëndetësisë përfituan 57 milionë euro

06:01 - Qershor 30, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter