Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për krijimin e vendeve të punës, por e fundit për produktivitetin

22:38 - Qershor 22, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria edhe pse ka normën më të lartë të punësimit në Ballkanin Perëndimor, është në vend të fundit sa i përket produktivitetit. Kjo është një nga gjetjet e raportit të fundit të OECD 2025 për Ballkanin Perëndimor, sa i përket konvergjencës së tyre me BE-në

Sipas raportit, Shqipëria ka normën më të lartë të punësimit në rajon (100.9 pikë nga 99.4 e Ballkanit Perëndimor), me 68.9% të popullsisë aktive (20–64 vjeç) të përfshirë në tregun e punës. Kjo shifër është mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor (57.6%) dhe afrohet me mesataren e BE-së (rreth 75%). Kjo tregon një përfshirje të mirë të fuqisë punëtore, veçanërisht në raport me vendet si Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, që kanë norma dukshëm më të ulëta.

Megjithatë, ky sukses relativ në përfshirjen në punë nuk përkthehet në produktivitete më të larta apo cilësi më të mirë të aftësive. Shqipëria regjistron produktivitete pune prej vetëm 17.6 USD për orë, më pak se 40% e nivelit të Bashkimit Europian, duke qenë vendi me produktivitetin më të ulët në Ballkanin Perëndimor. Kjo sugjeron se vendet e punës që krijohen nuk janë mjaftueshëm të avancuara teknologjikisht apo të mirëpaguara.

Aftësitë digjitale dhe arsimi, pika të dobëta

Në një ekonomi gjithnjë e më të globalizuar dhe të ndikuar nga teknologjia, aftësitë digjitale mbeten një pikë e dobët për Shqipërinë. Vetëm 33.8% e të rriturve në Ballkanin Perëndimor zotërojnë aftësi bazë ose të avancuara digjitale, shumë më pak se mesatarja e BE-së prej 55.6%. Shqipëria nuk përjashtohet nga ky trend, duke pasqyruar nevojën për përmirësime në edukimin profesional dhe teknologjik.

Në mënyrë të ngjashme, pjesëmarrja në arsimin gjatë gjithë jetës është shumë e ulët. Vetëm 6.5% e të rriturve marrin pjesë në forma të edukimit të vazhdueshëm, çka e bën Shqipërinë të papërgatitur për të përballuar ndryshimet dinamike në tregun e punës.

Një tjetër sfidë thelbësore është niveli shumë i ulët i shpenzimeve për kërkim dhe zhvillim (R&D). Shqipëria shpenzon vetëm 8.7% të mesatares së BE-së për këtë qëllim, duke treguar mungesë mbështetjeje për sektorët inovativë dhe për industritë me vlerë të shtuar. Kjo vë në rrezik kapacitetin afatgjatë për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe teknologjike.

Në renditjen e klasterit të aftësive, Mali i Zi (51) qëndron më lart për shkak të performancës më të mirë në produktivitet dhe arsim, ndërsa Serbia (92.8) shquhet për përmirësimin në sistemin arsimor dhe rezultatet në testet ndërkombëtare (PISA). Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina ndodhen në mes të renditjes, ndërsa Kosova mbetet pas për shkak të sfidave serioze në punësim dhe arsim.

Shqipëria, pavarësisht përparimeve të fundit, renditet e pesta nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke lënë pas vetëm Kosovën. Nëse Shqipëria synon të jetë konkurruese në tregun evropian të punës dhe të afrojë investime cilësore, do të duhet të lëvizë përtej sasisë së vendeve të punës dhe të fokusohet në cilësinë dhe aftësitë që i mbështesin ato. /ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
aftesite arsimi mesatarja Zhvillimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

gazetar_218:59 - Qershor 3, 20260

Qeveria ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit projektligjin e ri “Për censin e bujqësisë”,…

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026

Rama: Transaksioni për blerjen e tokës në Zvërnec po verifikohet

14:15 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:57 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

15:53 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter