Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi

    16:39 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Shqipëria, e fundit në Evropë për pagën minimale sipas standardit të fuqisë blerëse

    12:55 - Mars 19, 2025 Ekonomi
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Edhe pse ka patur një rritje të pagës minimale nga viti 2015 në vitin 2025, konkretisht nga 157 në 408 euro, përsëri Shqipëria mbetet në vend të fundit në Evropë sa i përket pagës minimale të rregulluar sipas standardit të fuqisë blerëse. Në këtë kuadër, Shqipëria ishte e fundit në vitin 2015 dhe mbetet prapë e fundit, edhe tani, në vitin 2025. Kjo kryesisht për shkak se ajo që thuhet në përditshmëri që “jetesa është e shtrenjtë në Shqipëri dhe të ardhurat që merr avullojnë shpejt”, është e verifikuar tani edhe nga shifrat.

    Bazuar në të dhënat e Eurostat, të analizuara nga Euronews Business dhe të përshtatura për Shqipërinë nga ekofin.al, rezulton gjithashtu se megjithë rritjen e konsiderueshme nga viti 2015 në 2025, Shqipëria përsëri mbetet ndër vendet e fundit në Evropë sa i përket pagës minimale prej 408 euro, ose 40,000 lekë. Më keq se ne janë vetëm Maqedonia e Veriut, me 360 euro, Moldavia, e konsideruar shpesh si një nga vendet më të varfëra të kontinentit, me 285 euro, si edhe Ukraina, me 182 euro, tani edhe e sakatuar prej 3 vitesh nga lufta. Por përsëri, kur vjen puna te paga minimale në raport me standardin e fuqisë blerëse (PPS), Maqedonia e Veriut me një pikëzim prej 734 e lë pas Shqipërinë me 564, në vitin 2025, ndërsa të dhënat për Moldavinë e Ukrainën nuk janë të disponueshme. Me standardin e BE-së, raporti varion nga 878 në Estoni në 1,992 në Gjermani.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Sa i përket rritjes mesatare vjetore të pagës minimale në %, me 10%, Shqipëria renditet në vend të tetë, ndërkohë që Moldavia është e para në këtë renditje, me 18.4% rritje mesatare vjetore, ndërsa në vend të fundit është Franca, me 2.1%. Në përgjithësi, vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore shënuan rritjen më të shpejtë të pagës minimale në dekadën e fundit, kjo edhe për shkak të specifikave të tyre, për shkak se diferencat ishin shumë të mëdha me vendet e Evropës Perëndimore dhe në këtë dekadë janë ngushtuar disi.

    Një pagë minimale e përshtatshme është e rëndësishme për të siguruar standarde qoftë edhe minimale jetese për punonjësit. Në janar 2025, paga minimale në BE varionte nga 551 euro në Bullgari, në 2,638 në Luksemburg, sipas të dhënave të Eurostat. Sa i përket vendeve kandidate, pagën më të ulët minimale e ka Ukraina, me 182 euro, ndjekur nga Moldavia, me 285 euro. Ndërsa në janar 2015, paga më e ulët minimale ishte në Bullgari (184 euro), si edhe më e larta sërish në Luksemburg (€1,923). Sa i përket vendeve kandidate, përsëri Moldavia, me 53 euro, kishte pagën më të ulët minimale në Evropë. Ndërkohë, 5 vende Austria, Danimarka, Finlanda, Italia dhe Suedia nuk aplikojnë pagë minimale. /ekofin.al

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    be bruto evropa fuqia blerese paga minimale pozicioni shqipëria
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025

    Rriten me 45% bizneset e huaja të regjistruara në Shqipëri në 3-mujorin e dytë të vitit

    13:11 - Korrik 17, 2025
    Komento
    Leave A Reply Cancel Reply

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    gazetar_218:06 - Korrik 17, 20250

    Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime…

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025

    Rriten me 45% bizneset e huaja të regjistruara në Shqipëri në 3-mujorin e dytë të vitit

    13:11 - Korrik 17, 2025

    Trendet e tregtisë, rriten eksportet në drejtim të Kosovës dhe importet nga Kina

    11:50 - Korrik 17, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    18:06 - Korrik 17, 2025

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    15:40 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    13:11 - Korrik 17, 2025

    Rriten me 45% bizneset e huaja të regjistruara në Shqipëri në 3-mujorin e dytë të vitit

    Të Fundit

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi

    16:39 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter