Të dhënat e opinionit publik në lidhje me imigracionin në Ballkanin Perëndimor të publikuara në anketën e “Security Meter” zbulojnë trendet dhe preferencat për përdorimin e emigrantëve si fuqi punëtore.
Ndërsa nuk ka ndryshime të rëndësishme apo zhvendosje të opinioneve në krahasim me të dhënat e vitit të kaluar, duhet të theksohet se Ballkani Perëndimor vazhdon të jetë kryesisht një rrugë tranziti për emigrantët e paligjshëm të arrijnë në vendet anëtare të BE-së, në vend të destinacionit të tyre të preferuar përfundimtar.
Sipas të dhënave të UNCHR, gjithsej vetëm 1279 kërkesa për azil u depozituan në vendet perëndimore.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2023, Maqedonia e Veriut kishte numrin më të madh (602) të kërkesave për azil dhe më e ulëta (9) në Shqipëri. Siria, Federata Ruse, Kongo, Afganistani dhe Turqia ishin 5 të parat vendet e origjinës së azilkërkuesve.
Një trend i ngjashëm ka vazhduar edhe në vitin 2024, me 644 aplikime të paraqitura, duke arritur kulmin në 150 në Maqedoninë e Veriut, dhe vetëm 12 në Shqipëri. Siria, Federata Ruse, Turqia, Maroku dhe Shteti i Palestinës janë pesë vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve për vitin 2024, shumica e të cilëve janë meshkuj (51%) dhe djem të rinj (11%).
Në të vërtetë, të dhënat nga ekonomitë individuale të Ballkanit Perëndimor sugjerojnë se nevojat për fuqi punëtore më së shumti duhen të realizohen përmes “importeve” të menaxhuara të emigrantëve dhe jo atyre që hyjnë në Ballkanin Perëndimor në mënyrë të parregullt.
Në vitin 2023, degët e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Serbi kanë lëshuar gjithsej 50,397 leje pune, shumica me origjinë ruse; Maqedonia e Veriut ka lëshuar 5676 leje pune shtetasve të Turqisë dhe Kosovës. Në mënyrë të ngjashme, Kosova ka lëshuar mbi 3600 leje pune për shtetas të huaj në vitin 2023, kryesisht me origjinë nga Turqia dhe Bangladeshi, por edhe nga Serbia dhe Shqipëria.
Mali i Zi paraqet një pamje tjetër, me mbi 96 mijë shtetas të huaj me leje të përkohshme, kryesisht rusë.
Në Shqipëri 9825 të huajve u janë dhënë leje dhe certifikata pune gjatë vitit 2023, sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Të punësuarit ishin kryesisht qytetarë të Turqisë dhe Bangladeshit, të cilët kryesojnë listën, të ndjekur nga shtetasit e Nepalit, Indisë dhe Italisë./ekofin.al
