Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Visa prezanton platformën për forcimin e mbrojtjes ndaj kërcënimeve kibernetike dhe mashtrimeve

15:44 - Korrik 3, 2026

Shqipëria dhe Kosova bashkojnë tregjet e punës, marrëveshje për lehtësimin e punësimit dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor

13:39 - Korrik 3, 2026

Sekuestrimet e fundit në ndërtim, SPAK: Vijojmë goditjet pavarësisht efekteve në ekonomi

13:09 - Korrik 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipëria dhe Kosova bashkojnë tregjet e punës, marrëveshje për lehtësimin e punësimit dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor

13:39 - Korrik 3, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria dhe Kosova hedhin një tjetër hap drejt integrimit të tregjeve të punës. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare i Republikës së Kosovës, Andin Hoti, nënshkruan në Tiranë një marrëveshje bashkëpunimi që synon të lehtësojë punësimin e qytetarëve të dy vendeve, të rrisë mobilitetin e fuqisë punëtore dhe të forcojë zhvillimin e kapitalit njerëzor.

Marrëveshja krijon një kuadër të përbashkët bashkëpunimi mes institucioneve përgjegjëse për punësimin dhe formimin profesional, duke synuar shkëmbimin e informacionit, praktikave më të mira dhe rritjen e kapaciteteve institucionale. Objektivi është që qytetarët dhe bizneset në të dy vendet të përfitojnë nga një treg pune më i integruar dhe nga shërbime më efikase në fushën e punësimit.

Ministrja Delina Ibrahimaj e cilësoi marrëveshjen si një instrument konkret që afron edhe më shumë Shqipërinë dhe Kosovën në politikat e tregut të punës.

“Kjo është një marrëveshje që lehtëson qytetarët në të dy anët e Kombit, duke hapur më shumë mundësi për punësim dhe zhvillim profesional”, u shpreh Ibrahimaj.

Sipas saj, bashkëpunimi do të kontribuojë në afrimin e tregjeve të punës, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe mbështetjen e bizneseve që kanë nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar. Në kushtet kur të dy ekonomitë përballen me mungesë të punonjësve në sektorë të caktuar, marrëveshja synon të krijojë mekanizma më të koordinuar për ndërmjetësimin në punë dhe zhvillimin e aftësive profesionale.

Edhe ministri i Kosovës, Andin Hoti, vlerësoi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm për krijimin e mundësive të reja për qytetarët e të dy vendeve, duke theksuar se ajo do të mundësojë akses më të madh në programet e punësimit dhe aftësimit profesional.

Ekofin Media
Ekofin Media
kosova marrëveshje punës tregu
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Sekuestrimet e fundit në ndërtim, SPAK: Vijojmë goditjet pavarësisht efekteve në ekonomi

13:09 - Korrik 3, 2026

Sala: Shqipëria zgjeron rrjetin 5G, mbulimi 4G praktikisht për 100% të popullsisë

12:45 - Korrik 3, 2026

Vera, vaji i ullirit, vezët dhe mjalti shënuan rritjen më të madhe të çmimeve në 2025

11:34 - Korrik 3, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shqipëria dhe Kosova bashkojnë tregjet e punës, marrëveshje për lehtësimin e punësimit dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor

gazetar_213:39 - Korrik 3, 20260

Shqipëria dhe Kosova hedhin një tjetër hap drejt integrimit të tregjeve të punës. Ministrja e…

Sekuestrimet e fundit në ndërtim, SPAK: Vijojmë goditjet pavarësisht efekteve në ekonomi

13:09 - Korrik 3, 2026

Sala: Shqipëria zgjeron rrjetin 5G, mbulimi 4G praktikisht për 100% të popullsisë

12:45 - Korrik 3, 2026

Vera, vaji i ullirit, vezët dhe mjalti shënuan rritjen më të madhe të çmimeve në 2025

11:34 - Korrik 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:39 - Korrik 3, 2026

Shqipëria dhe Kosova bashkojnë tregjet e punës, marrëveshje për lehtësimin e punësimit dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor

13:09 - Korrik 3, 2026

Sekuestrimet e fundit në ndërtim, SPAK: Vijojmë goditjet pavarësisht efekteve në ekonomi

12:45 - Korrik 3, 2026

Sala: Shqipëria zgjeron rrjetin 5G, mbulimi 4G praktikisht për 100% të popullsisë

Visa prezanton platformën për forcimin e mbrojtjes ndaj kërcënimeve kibernetike dhe mashtrimeve

15:44 - Korrik 3, 2026

Shqipëria dhe Kosova bashkojnë tregjet e punës, marrëveshje për lehtësimin e punësimit dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor

13:39 - Korrik 3, 2026

Sekuestrimet e fundit në ndërtim, SPAK: Vijojmë goditjet pavarësisht efekteve në ekonomi

13:09 - Korrik 3, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter