Agjencia Shtetërore për Shpronësimin nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare ka shpallur kërkesën për disa ndryshime dhe shtesa në VKM-në “Për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Tiranë–Elbasan”
Vlera totale paraprake të shpronësimit është në vlerën e 7,799,077 lekëve. Subjekti kërkues i këtij projekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Personat e prekur nga ky shpronësim për interes publik, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilat do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur: Për pasuritë e llojit “truall”, “arë”, “ullishte”, “pemëtore” dhe “vresht” është bërë bazuar në vendimin nr. 89, datë 3.2.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.