Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shpërblim financiar për policët e plagosur në detyrë dhe banesa falas për familjarët e atyre që humbin jetën

14:14 - Korrik 22, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme, miratoi dy vendime që synojnë forcimin e mbështetjes ekonomike dhe sociale për familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit që humbin jetën gjatë kryerjes së detyrës, si edhe për efektivët që plagosen në shërbim.

Në komunikimin me gazetarët pas mbledhjes së Qeverisë, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, informoi se vendimi përcakton masat, procedurat dhe rregullat për trajtimin ekonomik dhe financiar të familjarëve të punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës, si dhe shpërblimin për punonjësit e plagosur gjatë ushtrimit të funksionit.

“Është një lajm i mirë, sepse ky vendim trajton në mënyrë shteruese të gjithë elementët e nevojshëm të mbështetjes për familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë humbur jetën në krye të detyrës”, u shpreh ai.

Sipas Lamallarit, paketa e re parashikon ndihmë të menjëhershme financiare deri në 10 paga mujore bruto për familjarët e efektivëve të ndjerë, pension familjar suplementar, bursa të plota arsimore për fëmijët në arsimin parauniversitar dhe të lartë, si dhe punësim me prioritet për familjarët e tyre.

Ministri Lamallari theksoi se një nga risitë më të rëndësishme të vendimit është sigurimi i banesave falas për bashkëshortët dhe fëmijët e punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë.

“Bëhet fjalë për banesa të siguruara nga Enti Kombëtar i Banesave, nga projektet e Korporatës së Investimeve Shqiptare, si edhe nga pasuritë e sekuestruara nga krimi i organizuar, të administruara nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”, tha Lamallari.

Lamallari e cilësoi vendimin një mbështetje konkrete për familjet e martirëve të Policisë së Shtetit, me fokus të veçantë te e ardhmja e fëmijëve dhe familjarëve të tyre.

I pyetur nga gazetarët lidhur me pagesat e orëve shtesë të punonjësve të Policisë së Shtetit, ministri Lamallari mohoi të ketë problematika të pazgjidhura në këtë drejtim.

“Nuk ka shqetësime të tilla. Në raste të veçanta, për shkak të angazhimeve të shtuara në situata specifike, ka pasur trajtime suplementare për punonjës të caktuar, por nuk ka asnjë pretendim të dokumentuar për vonesa në pagesën e orëve shtesë. Ato administrohen dhe u ofrohen çdo punonjësi sipas procedurave”, deklaroi Lamallari.

Ekofin Media
Ekofin Media
financiar lamallari policët shpërblim
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter