Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shoqëritë e VIG shënuan rritjen më të madhe në tregun e sigurimeve për vitin 2024

13:19 - Janar 27, 2025 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shoqëritë e austriakëve të Vienna Insurance Group, SIGMA dhe Intersig, shënuan rritjen më të madhe të të ardhurave në tregun e sigurimeve për vitin 2024, respektivisht me 9.25% dhe 9.4% më shumë sesa viti 2023.

Rritja e të ardhurave për dy shoqëritë e VIG-ut është shoqëruar edhe me një rritje të lehtë të pjesëmarrjes në tregun e sigurimeve, duke arritur në 22% të market share për grupin austriak në tregun shqiptar të sigurimeve.

Rritjen më të madhe nominale për vitin 2024 në nivel tregu e ka shënuar SIGMA, me rreth 239 milionë lekë prime më shumë sesa një vit më parë, duke lënë pas kryesuesit e tregut, Sigal, që janë rritur me 237 milionë lekë dhe Albsigun e vendit të dytë, që është rritur me 222 milionë lekë më shumë sesa viti 2023.

Në 25-vjetorin e krijimit të shoqërisë, Sigma ka arritur të sjellë më shumë të ardhura, kryesisht nga një performancë e mirë në portofolin e sigurimit të pronës dhe sigurimin e përgjegjësive civile, duke ruajtur ndërkohë rritjen organike të sigurimit të detyrueshëm motorik. Primet e shkruara bruto në sigurimin e pronës për SIGMA-n arritën në 260 milionë lekë, me një rritje prej 14.1% krahasuar me vitin 2023, ndërkohë që Sigal ka shënuar rënie me 1.46% të primeve në këtë sigurim, ndërsa Albsig është rritur me vetëm 0.88%.

Sa i përket sigurimit të përgjegjësive civile, Sigma ka arkëtuar rreth 55.6 milionë lekë prime në vitin 2024, ose 29.5% më shumë sesa në vitin 2023, ndërkohë që pjesa më e madhe e tregut ka shënuar rënie të primeve në këtë lloj produkti.

Sa i përket sigurimit motorik, të dyja shoqëritë e VIG kanë performuar mirë, ku SIGMA ka patur një rritje me 9.55%, mbi mesataren e tregut, duke arritur në 2.4 miliardë lekë prime të arkëtuara, ndërsa Intersig ka shënuar një rritje me 8.38%, nën mesataren e tregut, duke arkëtuar 1.66 miliardë lekë prime për këtë kategori sigurimi, ku përfshihen TPL e brendshme, kartoni jeshil, sigurimi kufitar dhe ai KASKO. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
amf intersig rritja shifrat sigma sigurimet vienna insurance group
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Posta Shqiptare hyn në tregun e sigurimeve, licencohet nga AMF si agjent për Sigal dhe Albsig

11:55 - Korrik 23, 2026
View 1 Comment

1 Comment

  1. Vjollca Cubi on Mars 14, 2025 12:42 pm

    Suksese e mbaresi 2025

    Reply
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter