Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shoqata e Siguruesve: Mirëmbajtja rrugore nuk mund t’ua lërë gjithë barrën qytetarëve dhe siguruesve

14:59 - Janar 2, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me situatën problematike të krijuar në disa akse rrugore të Veriut dhe Verilindjes së vendit, si pasojë e motit të keq, reshjeve të borës dhe ngricave, të cilat kanë sjellë vështirësi serioze në qarkullim, rritje të aksidenteve rrugore dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas Shoqatës, në këto kushte është e papranueshme që përgjegjësia të mbetet vetëm mbi drejtuesit e automjeteve, ndërkohë që subjektet përgjegjëse për mirëmbajtjen rrugore kanë detyrime të qarta kontraktuale dhe ligjore për pastrimin e akseve, kriposjen, vendosjen e sinjalistikës, menaxhimin e riskut dhe informimin në kohë të përdoruesve të rrugës.

Shoqata vëren me shqetësim se në disa segmente rrugore ndërhyrjet e kontraktorëve të mirëmbajtjes kanë qenë të vonuara, të pamjaftueshme ose mungojnë tërësisht, duke rritur ndjeshëm rrezikun për qytetarët, automjetet dhe sigurinë publike në përgjithësi.

Duke iu referuar praktikave të vendeve të Rajonit, Shoqata thekson se kriposja dhe trajtimi parandalues i akseve kritike duhet të jetë një standard minimal i detyrueshëm, ashtu siç zbatohet në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në periudhat kur paralajmërohen ngrica dhe reshje bore.

Në këtë kontekst, Shoqata nënvizon se dëmet që aktualisht mbulohen nga kompanitë e sigurimit nuk janë thjesht “pasojë e motit”, por edhe rezultat i mungesës së masave të detyrueshme të mirëmbajtjes rrugore. Për këtë arsye, sipas Shoqatës, në raste të tilla duhet të funksionojë mekanizmi i përgjegjësisë rrugore, në mënyrë që kostoja të mos i mbetet vetëm qytetarëve dhe sistemit të sigurimeve.

Shoqata e Siguruesve kërkon transparencë dhe përgjegjësi të plotë për zbatimin dhe monitorimin e kontratave të mirëmbajtjes rrugore, duke theksuar se siguria rrugore nuk mund të trajtohet si një përgjegjësi individuale e drejtuesve të automjeteve. Ajo është një përgjegjësi e përbashkët, që nis me rrugë të mirëmbajtura, të kriposura dhe të menaxhuara sipas standardeve të sigurisë.

Në përmbyllje, Shoqata shpreh gatishmërinë për bashkëpunim institucional me autoritetet përkatëse, me synimin e ndërtimit të praktikave të qarta dhe të zbatueshme për menaxhimin e riskut rrugor gjatë motit të keq, në interes të sigurisë së qytetarëve dhe stabilitetit të sistemit të sigurimeve në vend. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
Kriposura pergjegjesia rrugët shoqata e siguruesve standardet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

gazetar_206:02 - Korrik 28, 20260

Basenet lumore Ishëm-Erzen dhe Seman u klasifikuan në vitin 2025 në Klasën V, “gjendje e…

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:02 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:01 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:00 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter