Eksportet drejt Greqisë gjatë 10-mujorit të këtij viti shënuan një rritje të lehtë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, INSTAT, eksportet gjatë periudhës janar-tetor në vlerë llogariten 17.6 miliardë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2020 ishin 10.6 miliardë lekë.
Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Greqinë gjatë 10-mujorit zunë 7.2 % të totalit të gjithë tregtisë. Në vlerë ato arritën mbi 67 miliardë lekë.
Importet e mallrave nga Greqia në Shqipëri, gjatë periudhës janar-tetor arritën në rreth 49.5 miliardë lekë, kur një vit më parë (2020) u importuan mallra në vlerë 44 miliardë lekë.
Në vlerën e mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave “ushqim, pije dhe duhan” në vlerën 13.5 miliardë lekë i ndjekur nga grupi “materiale ndërtimi dhe metale” në vlerën 9.2 miliardë lekë dhe grupi “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”. Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 8.5 miliardë lekëve.