Yield-et e thesarit të SHBA-së ishin më të ulëta të hënën, ndërsa investitorët presin një javë të ngarkuar me të dhëna kryesore ekonomike dhe të marrin në konsideratë gjendjen e ekonomisë së SHBA-së pas komenteve të Presidentit të SHBA Donald Trump gjatë fundjavës.
Në orën 5:51 të mëngjesit ET, yield-i 10-vjeçar i thesarit ra me më shumë se 5 pikë bazë në 4.261%. Yield-i i thesarit 2-vjeçar ra me më shumë se 4 pikë bazë në 3.96%.
Një pikë bazë është e barabartë me 0.01%, dhe yield-et dhe çmimet lëvizin në drejtime të kundërta.
Investitorët po presin disa publikime të të dhënave ekonomike këtë javë. Kjo do të kombinohet me raportin e ndjenjës së konsumatorit të Universitetit të Miçiganit që do të publikohet të Premten.
Raporti i madh i javës është Indeksi i Çmimeve të Konsumit, i cili pritet të publikohet të mërkurën në orën 7:30 të mëngjesit ET, si dhe Indeksi i Çmimeve të Prodhuesit të enjten. Investitorët do t’i përdorin këta tregues si një matës i rëndësishëm për shëndetin e ekonomisë amerikane.
“Të dhënat e inflacionit do të mbizotërojnë kalendarin ekonomik këtë javë. Indeksi total dhe bazë i çmimeve të konsumit (CPI) ka të ngjarë të rriten me një ritëm më të moderuar në shkurt, pas rritjeve të mprehta në muajin e kaluar, duke rezultuar në rritjet vjetore që mbeten afërsisht të qëndrueshme, “tha Bill Adams, kryeekonomist në Comerica Bank, në një deklaratë.
Shqetësimet e investitorëve u rritën gjatë fundjavës, pasi Trump komentoi se tarifat e tij mund të ndikojnë në rritjen e SHBA-së dhe nuk përjashtoi mundësinë e një recesioni. Sekretari amerikan i Thesarit Scott Bessent bëri komente të ngjashme të premten, duke thënë se ekonomia mund të ngadalësohet.
“A mund të shohim që kjo ekonomi që ne trashëguam të fillojë të rrokulliset pak? Sigurisht. Dhe shikoni, do të ketë një rregullim të natyrshëm ndërsa largohemi nga shpenzimet publike në shpenzime private, “tha Bessent në “Squawk Box” të CNBC.
“Tregu dhe ekonomia sapo janë lidhur. Ne jemi bërë të varur nga këto shpenzime të qeverisë dhe do të ketë një periudhë detoksifikimi,” shtoi ai./CNBC NEWS
