Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Sejko: Sektori bankar përmirësoi dukshëm performancën financiare gjatë vitit 2023

14:58 - Dhjetor 15, 2023 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në takimin e fundvitit të Shoqatës Shqiptare të Bankave, Guvernatori I Bankës Qendrore, Gent Sejko u shpreh se sektori bankar përmirësoi dukshëm performancën financiare gjatë vitit 2023. Rolin parësor në rritjen e fitimit këtë vit e ka pasur indeksimi i normave të interesit për produktet bankare, i cili ka qenë më i shpejtë për kreditë dhe titujt, ndërsa ka ndodhur më ngadalë për llogaritë dhe depozitat e klientëve.

Portofoli i kredisë shfaqi rritje të dominuar nga kredia në monedhën vendase dhe kredia për prona të patundshme. Deri në shtator, kredia kapërceu vlerën prej 720 mld lekësh, ndërsa depozitat e klientëve në banka kapërcyen vlerën 1,556 mld lekë. Ndërkohë, niveli i kredive me probleme qëndroi në 5.1%, por pozitiv është fakti që niveli i mbulimit me provigjione të këtij portofoli është rritur në 71% (nga 67% vitin e kaluar). Niveli i kapitalizimit të sistemit bankar vijoi të rritet edhe këtë vit, në 19.63%, duke reflektuar edhe rritjen e kërkesave rregullatore për rezervat makroprudenciale dhe rezervat për ndërhyrje të jashtëzakonshme (MREL). Të dy këto elemente kanë rritur qëndrueshmërinë dhe sigurinë e sistemit bankar.

Kanë ndodhur zhvillime edhe në përmirësimin e infrastrukturës së pagesave, ndihmuar edhe nga përmirësimi i kuadrit rregullator në fushën e sistemeve të pagesave. Për të dytin vit radhazi, sistemi AIPS Euro tashmë po vijon të japë frytet e tij në sistemin bankar dhe në ekonominë shqiptare. Bazuar në statistikat e disponueshme, transaksionet ndërbankare në euro për klientë brenda vendit janë rritur rreth 42% në 11 muajt e parë të vitit 2023. Përfitimet për aktorët ekonomikë janë rritur ndjeshëm, duke i kursyer ekonomisë shqiptare të paktën 22 milionë euro. Përdorimi i sistemit, përtej reduktimit të kostove të transaksioneve, ka ndikuar në shkurtimin e kohës së nevojshme dhe kostove për administrimin e parasë fizike.

Më tej konstatohet se zhvillime pozitive vijnë edhe nga zgjerimi i përdorimit të pagesave elektronike, ku me përfundimin e Strategjisë Kombëtare për Pagesat në Vlerë të Vogël, numri i pagesave elektronike për frymë në vit është gati dyfishuar në 18, përkundrejt objektivit prej 10 pagesash. Këto arritje reflektojnë bashkërendimin e përpjekjeve të përbashkëta dhe përqasjen proaktive të sistemit bankar nëpërmjet zgjerimit të ndjeshëm të infrastrukturës dhe shërbimeve të nevojshme.

Guvernatori Sejko thekson se pavarësisht këtyre zhvillimeve, është e nevojshme të vijohet me të njëjtin intensitet dhe angazhim edhe për realizimin në kohë të projekteve si open-banking, instant payment dhe up-grade të sistemeve të pagesave. Ky i fundit synon kalimin në standardet e komunikimit ISO 20022 dhe SEPA, të cilat do të digjitalizojnë dhe modernizojnë tregun në tërësinë e tij dhe do të krijojnë potencial për integrimin me tregjet e Bashkimit Evropian.

Ekofin Media
Ekofin Media
gent sejko guvernatori i bankës performanca per 2023 permiresim portofoli i kredise sektori bankar shoqata shqiptare e bankave
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter