Nëse ka një emër që personifikon qëndrueshmërinë në historinë e industrisë botërore, ai është pa dyshim Saint-Gobain. E krijuar në vitin 1665 me urdhër të Luigjit të XIV dhe ministrit të tij Colbert, kompania nisi rrugëtimin e saj si “Prodhuesi Mbretëror i Pasqyrave”, duke lënë gjurmë të pashlyeshme me realizimin e famshëm të “Sallës së Pasqyrave” në Pallatin e Versajës.
Kjo trashëgimi mbi 360-vjeçare, që ka kaluar përmes revolucioneve industriale dhe arkitekturore, vjen në konferencën “Vlera e Pronës II” si një dëshmi e gjallë se vlera reale e një investimi qëndron tek aftësia për t’i rezistuar shekujve. Për tregun shqiptar, prania e Saint-Gobain nuk është thjesht një prezantim materialesh, por një qasje autoritare mbi atë që quhet “ndërtimi i lehtë dhe i qëndrueshëm” (Light & Sustainable Construction), një koncept që po transformon rrënjësisht standardet e pasurive të paluajtshme në vend.
Gjatë forumit që do të zhvillohet më 28 prill në Hotel Mak Tirana, diskutimi do të përkufizohet nga nevoja emergjente për eficiencë energjetike dhe qëndrueshmëri, fusha ku Saint-Gobain mbetet lider global i padiskutueshëm. Përmes markave të saj të njohura si Rigips, Isover ,Weber dhe shumë marka te tjera, kompania ofron zgjidhje të integruara që jo vetëm rrisin vlerën e pronës, por ulin ndjeshëm kostot e mirëmbajtjes në planin afatgjatë. Ky është një komponent kritik për blerësit e sotëm në Shqipëri, të cilët duhet të jenë më kërkues, edhe për vetë fazën e zhvillimit që po merr Shqiperia në rinovim dhe ndërtime të reja me fokus turizmin dhe mirëqenien, për të bërë investimin e tyre, të ketë eficence energjitike, të ofrojë komfort termik dhe akustik, të ketë qëndrueshmëri afatgjatë, estetike dhe siguri maksimale ndaj zjarrit. Duke integruar teknologjinë e fundit të xhamit, sistemeve të fasadës dhe ato për mbrojtjen nga lagështira si dhe sistemet e thata.
Saint-Gobain disponon të gjithë portofolin e zgjidhjeve të certifikuara sipas normave dhe direktivave evropiane, të cilat ndihmojnë promotorët vendas të krijojnë projekte elitare që konkurojnë denjësisht me modelet evropiane, dhe për të arritur certifikimet prestigjoze për ndërtesa të gjelbra LEED dhe BREEM.
Në një treg që po synon gjithnjë e më shumë tërheqjen e investitorëve ndërkombëtarë, vizioni i Saint-Gobain përputhet me trendet globale të ndërtimit “Green”, duke ofruar materiale që sigurojnë rehati vizuale, akustike dhe termike. Ky rrugëtim, që nisi nga pasqyrat mbretërore të Versajës dhe vazhdon sot me teknologjitë më të avancuara të ndërtimit, garanton se e ardhmja e ndërtimit në Shqipëri do të jetë më e sigurt, më e shëndetshme dhe në harmoni të plotë me mjedisin dhe në linjë me nivelet e performancës dhe sigurisë së kërkuar në vendet e Bashkimit Evropian. Pjesëmarrja e një aktori të këtij kalibri në “Vlera e Pronës II” shënon një standard të ri për të gjithë ekosistemin e real estate, duke vërtetuar se cilësia mbetet valuta më e qëndrueshme në kohë, duke mbështetur edhe ambicien për integrim evropian.
Për të ndjekur diskutimet mbi standardet e reja të industrisë dhe rolin e materialeve inovative në vlerën e pronës, mund të regjistroheni në konferencë përmes këtij linku:
