Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Saimir Tola në krye të Bordit të AMF-së, angazhim për forcimin e mbikëqyrjes dhe zhvillimin e tregjeve

17:37 - Shkurt 25, 2025 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Eduard Shalsi, prezantoi sot kryetarin e ri të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Saimir Tola. Emërimi i tij në këtë detyrë u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë një javë më parë.

Gjatë fjalës së tij, Shalsi theksoi rëndësinë e këtij emërimi që plotëson Bordin e Autoritetit si organi më i lartë drejtues dhe vendimmarrës, ndërsa shprehu mbështetjen e Komisionit ndaj Autoritetit në forcimin e mëtejshëm të pavarësisë dhe funksioneve të tij mbikëqyrëse dhe rregullatore.

“AMF është një institucion i rëndësishëm rregullator për tregjet financiare jobankare dhe si i tillë kompletimi i Bordit me emërimin e Tolës, uroj të kontribuojë pozitivisht në konsolidimin e mëtejshëm të Autoritetit, si edhe në ruajtjen e profesionalizmit dhe integritetit të gjithsecilit”, u shpreh Shalsi.

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF, Mimoza Kaçi vlerësoi bashkëpunimin me Komisionin, ndërsa shprehu angazhimin për zbatimin e rekomandimeve të dhëna përmes rezolutave, që sipas saj, kanë shërbyer si udhërrëfyes për punën e Autoritetit.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Bordin për vijimin e punës në përmbushje të misionit dhe objektivave të institucionit.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për përafrimin e kuadrit ligjor dhe avancimin e standardeve me praktikat më të mira europiane dhe ndërkombëtare, si dhe në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të tregjeve nën mbikëqyrje”, tha Kaçi.

Kryetari i Bordit të AMF, Tola, shprehu angazhimin për të kontribuar në forcimin e mëtejshëm të rolit mbikëqyrës dhe rregullator të institucionit.

“Autoriteti ka një rol kyç në mbikëqyrjen dhe rregullimin e tregjeve financiare jobankare. Të gjithë bashkë do të vijojmë të japim kontribut për rritjen e besimit në këto tregje dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre”, theksoi Tola.

Ekofin Media
Ekofin Media
amf bordi eduard shalsi Mimoza Kaci saimir tola
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Posta Shqiptare hyn në tregun e sigurimeve, licencohet nga AMF si agjent për Sigal dhe Albsig

11:55 - Korrik 23, 2026

Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

10:44 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter