Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rritja e pagës minimale shton përfitimet për investimet në fondet private të pensionit

23:48 - Nëntor 11, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në vijim të reformës së nisur në vitin 2023 për të nxitur pjesëmarrjen e qytetarëve në fondet private të pensionit, rritja më e fundit e parashikuar e pagës minimale nga 40 mijë në 50 mijë lekë pritet të sjellë një përfitim të drejtpërdrejtë fiskal për të gjithë kontribuuesit në këto fonde.

Ligji i ri, që hyri në fuqi në nëntor 2023, ndryshoi në mënyrë të ndjeshme mënyrën e trajtimit tatimor të kontributeve në fondet e pensioneve private. Një nga risitë kryesore ishte rritja e kufirit të përjashtimit nga tatimi, e cila tashmë shkon deri në nivelin e pagës minimale të miratuar në shkallë vendi. Me ndryshimin e fundit, kjo nënkupton që kontributet e përjashtuara nga tatimi mund të arrijnë deri në 600 mijë lekë në vit, ose 25% më shumë sesa aktualisht me pagën minimale  40 mijë lekë.

Krahasuar me ligjin e vjetër që parashikonte një kufi vjetor prej 200 mijë lekësh, përjashtimi aktual është rritur me 140%, duke e bërë më të leverdishme për qytetarët dhe bizneset pjesëmarrjen në skemën private të pensioneve.

Neni 156 i ligjit përcakton se kontributet individuale të derdhura në fondet e pensionit zbriten nga të ardhurat personale për efekt tatimi. Kjo do të thotë se qytetarët që kontribuojnë rregullisht në një fond pensioni paguajnë më pak tatim mbi të ardhurat, ndërsa kursimet e tyre përfitohen pa taksë deri në momentin e tërheqjes.

Ndërkohë, punëdhënësit që derdhin kontribute në emër të punonjësve të tyre përfitojnë po ashtu lehtësi fiskale. Sipas nenit 157, këto kontribute vlerësohen si shpenzim i njohur për qëllime tatimore, deri në nivelin e pagës minimale vjetore. Kjo krijon një nxitje të dyfishtë: punonjësit përfitojnë përjashtim nga tatimi, ndërsa kompanitë ulin bazën e tatueshme të fitimit.

Ligji i ri gjithashtu ruan një parim të rëndësishëm të drejtësisë fiskale: pensionet private nuk tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për fitimin nga investimet dhe kjo vetëm në rastet kur përfituesi zgjedh pagesa të shtrira mujore për të paktën dy vite pas arritjes së moshës ligjore të pensionit.

Ky mekanizëm favorizon kursimin afatgjatë dhe shmang tërheqjet e menjëhershme, duke ndihmuar stabilitetin e sistemeve të pensionit privat.

Ekspertët e tregjeve financiare e konsiderojnë këtë zhvillim si një nga ndryshimet më domethënëse për nxitjen e kulturës së kursimit në vend. Rritja e pragut të përjashtimit nga tatimi, e lidhur automatikisht me nivelin e pagës minimale, siguron që incentivat të përshtaten me kushtet ekonomike dhe të ruajnë efektin e tyre në kohë.

Në një periudhë ku pensionet shtetërore mbeten të kufizuara, fondet private të pensionit ofrojnë një alternativë të qëndrueshme për ruajtjen e standardit të jetesës në moshën e tretë, duke kombinuar përfitime fiskale, kthime investimi dhe siguri afatgjatë për kontribuuesit. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
fonde private pensionesh paga minimale përfitimet rritje page tatimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter