Ushqimet dhe pijet joalkoolike kanë ndikuar në rritjen e lehtë të inflacionit.
Sipas të dhënave të publikura nga INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Nëntor 2024, arriti 117,6, kundrejt muajit Dhjetor 2020.
Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Nëntor 2024 është 2,0 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 3,9 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Nëntor 2024, krahasuar me Tetor 2024 është -0,02 %.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,11 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,27 pikë përqindje.
Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,25 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,15 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,12 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,04 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,03 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0.02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” me -0,34 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin Nëntor 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 5,7 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 4,0 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,8 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,3 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,9 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,8 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,4 %, “Shëndeti” me 1,1 %,
“Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,8 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 5,4 %.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 7,5 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4,2 %, “mish” me 3,9 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 2,8 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 1,9 %, etj.
Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Tetor 2024, çmimet e grupit “Transporti”.shënuan ulje me 0,5 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,3 %, “Argëtim dhe kulturë” me 0,2 %, “Shëndeti” me 0,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u rritën me 0,6 %, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3 %, Pije alkoolike dhe duhan”, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secili, “Shërbimi arsimor” “Shërbimi arsimor me 0,1 %. /ekofin.al



