Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Largimi i trurit, Shqipëria ka humbur 31.3% të të diplomuarve

06:10 - Qershor 10, 2026

Të ardhurat e bashkive në 2025, Himara, Vlora dhe Kamza me rritjen më të fortë, Tirana 32% më pak

06:07 - Qershor 10, 2026

Rriten me 5.7% domainet “.al” në vitin 2025, me ndryshimet ligjore AKEP jo më regjistrues

06:01 - Qershor 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rriten me 5.7% domainet “.al” në vitin 2025, me ndryshimet ligjore AKEP jo më regjistrues

06:01 - Qershor 10, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Numri i domaineve kombëtare “.al” dhe nëndomaineve vijoi të rritet gjatë vitit 2025.

Të dhënat e raportit vjetor të AKEP tregojnë se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 7,338 domaine “.al” dhe nëndomaine, ndërsa numri total i domaineve “.al” dhe nëndomaineve në fund të vitit 2025 arriti në rreth 32,822.

Krahasuar me vitin 2024, numri total i domaineve është rritur me rreth 1,764 domaine më shumë në fund të vitit 2025.

Sipas raportit, Host.AL sh.p.k. vijon të mbetet regjistruesi kryesor i domaineve “.al”, me numrin më të madh të domaineve të regjistruara përmes tij. Konkretisht, ai rezulton me 2,846 regjistrime të reja gjatë vitit 2025 dhe me një total prej 12,250 domaineve në fund të vitit.

Pas tij renditet Webhost sh.p.k. me 1,997 regjistrime gjatë vitit 2025 dhe 8,824 domaine aktive në fund të vitit.

Diferenca mes Host.AL dhe regjistruesit pasues është 3,498 domaine.

Në vendin e tretë renditet Keminet sh.p.k. me 812 regjistrime gjatë vitit 2025 dhe 4,798 domaine aktive.

Upflare shpk rezulton me 902 regjistrime të reja dhe 2,585 domaine në total, ndërsa vetë AKEP ka regjistruar 114 domaine gjatë vitit 2025 dhe administron 2,099 domaine në total.

Raporti evidenton se AKEP mban vendin e pestë si regjistrues për nga numri i domaineve të regjistruara, duke zbritur nga vendi i katërt që mbante në vitin 2024.

Operatorë të tjerë të autorizuar për regjistrimin e domaineve “.al” përfshijnë One Albania sh.a. me 9 regjistrime dhe 100 domaine aktive, InnovaTech sh.p.k. me 274 regjistrime dhe 931 domaine, InterMedia sh.p.k. me 370 regjistrime dhe 974 domaine, si dhe IMPULS STUDIO sh.p.k. me 12 regjistrime dhe 219 domaine aktive.

Ndërkohë, Digicom sh.p.k. ka regjistruar 1 domain gjatë vitit 2025 dhe ka 13 domaine aktive, ndërsa Soft&Solution sh.p.k. ka regjistruar 1 domain dhe administron 29 domaine.

Raporti tregon gjithashtu se gjatë vitit 2025, AKEP autorizoi 1 regjistrues të ri për domaine “.al”, Abissnet sh.a..

Numri total i regjistruesve të autorizuar të domaineve “.al”, përfshirë AKEP-in, ka arritur në 13.

Sa i përket domaineve qeveritare “.gov.al”, raporti evidenton se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 22 domaine të reja “.gov.al”, ndërsa numri total i tyre në fund të vitit arriti në 426, ndërsa janë fshirë nga sistemi rreth 45 domaine “.gov.al”.

Gjithashtu, gjatë vitit 2026 pritet të skadojnë 127 domaine “.gov.al”, ndërsa AKEP thekson se monitorimi i tyre ka qenë i vazhdueshëm dhe institucionet shtetërore janë kontaktuar vazhdimisht për t’u njoftuar mbi afatet e skadimit, me qëllim shmangien e ndërprerjes së shërbimeve publike online.

Raporti nënvizon se gjatë vitit 2025 AKEP ka vijuar punën për forcimin e kuadrit rregullator të administrimit të domainit kombëtar “.al”, rritjen e sigurisë dhe integritetit të shërbimeve, si dhe përafrimin e praktikave administrative me kërkesat e ligjit nr. 54/2024.

Në zbatim të këtij ligji, AKEP ka nisur hartimin e një projektrregulloreje të re për regjistrimin dhe administrimin e emrave të domaineve nën “.al”, e cila do të zëvendësojë rregulloren aktuale nr. 2, datë 21.2.2008.

Ky akt do të marrë në konsideratë edhe VKM-në nr. 219, datë 17.4.2025 “Për miratimin e rregullave për qëllime të sigurisë, qëndrueshmërisë dhe saktësisë në regjistrimin e të dhënave për domain-name-t “.al””.

Sipas raportit, procesi synon modernizimin e procedurave administrative për domainet “.al”, qartësimin e roleve dhe përgjegjësive të palëve të përfshira, si dhe forcimin e dispozitave mbi saktësinë e të dhënave, mbrojtjen e të dhënave personale dhe konfidencialitetin, në përputhje me praktikat më të mira europiane për administrimin e ccTLD-ve. /ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
administrimi akep domain gov
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Largimi i trurit, Shqipëria ka humbur 31.3% të të diplomuarve

06:10 - Qershor 10, 2026

Të ardhurat e bashkive në 2025, Himara, Vlora dhe Kamza me rritjen më të fortë, Tirana 32% më pak

06:07 - Qershor 10, 2026

Internet i hapur për të gjithë, AKEP miraton kuadrin e ri rregullator

06:00 - Qershor 10, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Largimi i trurit, Shqipëria ka humbur 31.3% të të diplomuarve

gazetar_206:10 - Qershor 10, 20260

Shqipëria vijon të përballet me një nga format më të ndjeshme të emigracionit: largimin e…

Të ardhurat e bashkive në 2025, Himara, Vlora dhe Kamza me rritjen më të fortë, Tirana 32% më pak

06:07 - Qershor 10, 2026

Rriten me 5.7% domainet “.al” në vitin 2025, me ndryshimet ligjore AKEP jo më regjistrues

06:01 - Qershor 10, 2026

Internet i hapur për të gjithë, AKEP miraton kuadrin e ri rregullator

06:00 - Qershor 10, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:10 - Qershor 10, 2026

Largimi i trurit, Shqipëria ka humbur 31.3% të të diplomuarve

06:07 - Qershor 10, 2026

Të ardhurat e bashkive në 2025, Himara, Vlora dhe Kamza me rritjen më të fortë, Tirana 32% më pak

06:01 - Qershor 10, 2026

Rriten me 5.7% domainet “.al” në vitin 2025, me ndryshimet ligjore AKEP jo më regjistrues

Largimi i trurit, Shqipëria ka humbur 31.3% të të diplomuarve

06:10 - Qershor 10, 2026

Të ardhurat e bashkive në 2025, Himara, Vlora dhe Kamza me rritjen më të fortë, Tirana 32% më pak

06:07 - Qershor 10, 2026

Rriten me 5.7% domainet “.al” në vitin 2025, me ndryshimet ligjore AKEP jo më regjistrues

06:01 - Qershor 10, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter