Eksportet po shfaqin shenja rigjallërimi këtë vit, i cili po shoqërohet me një tendencë tjetër, atë të rënies së importeve.
Referuar të dhënave të INSTAT, në Qershor 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 1,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0,6 %, në krahasim me Maj 2025. Importet e mallrave arritën vlerën 77 mld lekë, duke u ulur me 0,2 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 1,5 %, në krahasim me Maj 2025. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 41 mld lekë, duke u ulur me 2,0 %, krahasuar me Qershor 2024 dhe 3,2 %, në krahasim me Maj 2025.
Në këtë gjashtëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 203 mld lekë, duke u rritur me 2,1 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 431 mld lekë, duke u ulur me 2,0 %, krahasuar me një vit më parë. Defiçiti tregtar arriti vlerën 228 mld lekë, duke u ulur me 5,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.
Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve: Gjatë muajit Qershor 2025, në rritjen e eksporteve prej 1,9 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +9,7 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +3,1 pikë përqindje. “Negativisht ka ndikuar grupi: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,2 pikë përqindje, etj
Eksportet, gjatë këtij gjashtërmujori janë rritur me 2,1 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +8,6 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,2 pikë përqindje, etj. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,1 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,6 pikë përqindje, etj.
Në kontributin e grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve gjatë muajit Qershor 2025, në uljen e importeve prej 0,2 %, krahasuar me Maj 2025, kanë ndikuar negativisht grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,9 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -0,6 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +2,6 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +0,7 pikë përqindje.
Si gjashtërmujor, importet janë ulur me 2,0 %, krahasuar me gjashtëmujorin e parë 2024. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të importeve, janë: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -1,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1 pikë përqindje,etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +0,5 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +0,4 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,2 pikë përqindje.


