Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Ndërtimi i stacionit hekurudhor të Rinasit – Shpallet kompania fituese, pjesë e projektit të linjës Tiranë-Durrës-Rinas

11:57 - Korrik 27, 2026

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

11:10 - Korrik 27, 2026

Kurthi i celofanit në tryezat shqiptare

10:31 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rrëshqitjet e rrugëve, alarm për standardet e investimeve dhe mirëmbajtjen

10:13 - Shkurt 21, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Një tjetër rast rrëshqitjeje rruge është raportuar këtë javë në segmentin Kuç-Qeparo, ku një pjesë e asfaltit është çarë dhe zhvendosur, duke ekspozuar shtresat poshtë tij dhe duke krijuar rrezik për qarkullimin. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një deformim të theksuar të trupit të rrugës, me shembje anësore dhe zhvendosje të materialit inert, vetëm pak kohë pas ndërhyrjeve të fundit në zonë.

Ngjarja rikthen në vëmendje një fenomen që gjatë këtij viti është raportuar disa herë në media: rrugë të reja ose të rikonstruktuara që shfaqin defekte strukturore brenda një kohe të shkurtër nga përfundimi i punimeve. Nga segmentet rurale deri te akset dytësore me fluks turistik, problematikat kanë qenë të ngjashme – çarje të thella, rrëshqitje të trupit të rrugës, deformime të shtresës asfaltike dhe mungesë e sistemit funksional të drenazhimit.

Rasti i Kuç-Qeparos ngre disa pikëpyetje thelbësore për mënyrën se si projektohen dhe zbatohen investimet publike në infrastrukturë. Në zona me terren të thyer dhe me ekspozim ndaj reshjeve intensive, projektimi duhet të parashikojë masa të posaçme për stabilizimin e skarpateve, drenazhimin e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore, si dhe konsolidimin e bazamentit. Në të kundërt, asfalti bëhet vetëm shtresa e fundit e një problemi që nis nga themelet.

Ekspertë të fushës theksojnë se në shumë raste, reshqitjet lidhen me tre faktorë kryesorë: cilësinë e dobët të shtresave bazë, mungesën e kanaleve funksionale të kullimit dhe monitorimin e pamjaftueshëm gjatë zbatimit të punimeve. Nëse shtresa e nënbazës nuk kompaktësohet sipas standardeve, ose nëse ujërat depërtojnë dhe dobësojnë strukturën mbajtëse, degradimi i rrugës është çështje kohe.

Përtej aspektit teknik, problematika ka edhe dimension financiar. Çdo ndërhyrje e përsëritur në të njëjtin segment përkthehet në kosto shtesë për buxhetin e shtetit dhe për taksapaguesit. Investimet në infrastrukturë përbëjnë një nga zërat më të mëdhenj të shpenzimeve kapitale, ndaj garantimi i qëndrueshmërisë së tyre është thelbësor për eficiencën buxhetore. Nëse një rrugë kërkon riparim brenda 1-2 viteve, atëherë kostoja reale e saj dyfishohet, ndërsa përfitimi ekonomik reduktohet ndjeshëm.

Në zonat me potencial të lartë turistik si Riviera e Jugut, dëmtimi i akseve rrugore nuk është vetëm çështje sigurie, por edhe imazhi ekonomik. Aksesi i qëndrueshëm rrugor është parakusht për zhvillimin e turizmit, investimeve private dhe rritjen e vlerës së pronës. Çdo incident i tillë cenon besimin e komunitetit dhe të investitorëve lokalë.

Rasti i fundit duhet të shërbejë si një sinjal për forcimin e mekanizmave të kontrollit teknik dhe auditimit të punimeve publike. Garancitë kontraktuale, kolaudimi i pavarur dhe monitorimi pas përfundimit të veprës duhet të jenë standard, jo formalitet. Transparenca mbi kontraktorët, projektet dhe fondet e përdorura është po ashtu thelbësore për llogaridhënien.

Rrëshqitja e Kuç-Qeparos nuk është thjesht një defekt lokal. Ajo është pjesë e një debati më të gjerë mbi cilësinë e infrastrukturës, planifikimin afatgjatë dhe menaxhimin e fondeve publike. Në një kohë kur investimet rrugore vijojnë të jenë prioritet, sfida reale nuk është vetëm ndërtimi i kilometrave të rinj, por garantimi që ato të zgjasin.

Moti i keq por edhe shkaqe të tjera që lidhen me punimet që po kryhen për zgjerimin e Korridorit të VIII kanë krijuar një rrëshqitje masive tokë pranë fshatit Dragostunjë, në aksin nacional Librazhd-Përrenjas, rrëshqitje e cila ka çarë gjysmën e këtij aksi rrugor në një pjesë të konsiderueshme të tij.

Ndërkohë shembja ka ndodhur, jo më larg se 2 km, nga vendi ku dy javë më parë  u shemb shpati i një mali i cili bllokoi për 8 orë qarkullimin duke krijuar, jo vetëm rrezikshmëri për përdoruesit e rrugës, por edhe problematika në qarkullim në ditët më pas.

Një tjetër rast që përforcon edhe njëherë debatin mbi cilësinë e ndërtimit të rrugëve, edhe pse kostot e tyre vlerësohen edhe më të larta sesa në vendet e BE. / ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
dheu kuç librazhd mirembajtja qeparo Rrëshqitjet turizmi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

11:10 - Korrik 27, 2026

Kurthi i celofanit në tryezat shqiptare

10:31 - Korrik 27, 2026

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

09:44 - Korrik 27, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

gazetar_111:10 - Korrik 27, 20260

Siguria rrugore në Shqipëri po përballet me një përkeqësim të treguesve gjatë vitit 2026. Numri…

Kurthi i celofanit në tryezat shqiptare

10:31 - Korrik 27, 2026

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

09:44 - Korrik 27, 2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:10 - Korrik 27, 2026

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

10:31 - Korrik 27, 2026

Kurthi i celofanit në tryezat shqiptare

09:44 - Korrik 27, 2026

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

Ndërtimi i stacionit hekurudhor të Rinasit – Shpallet kompania fituese, pjesë e projektit të linjës Tiranë-Durrës-Rinas

11:57 - Korrik 27, 2026

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

11:10 - Korrik 27, 2026

Kurthi i celofanit në tryezat shqiptare

10:31 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter