Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rregulla të reja për mirëmbajtjen, ndërhyrjet dhe sigurimin e pallateve në bashkëpronësi, ja çfarë parashikon ligji i ri

23:12 - Gusht 6, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ligji i ri për administrimin e banesave në bashkëpronësi përcakton detyrime të reja për pronarët e njësive individuale dhe asambletë e bashkëpronarëve, duke sqaruar përgjegjësitë për mirëmbajtjen, përmirësimet, ndryshimet strukturore dhe sigurimin e objekteve të banimit.

Mirëmbajtja e përbashkët, detyrim financiar për të gjithë

Sipas ligjit, mirëmbajtja e hapësirave të përbashkëta në godinat në bashkëpronësi duhet të kryhet nga shoqëri të specializuara ose nga shoqëria e administrimit. Të gjithë pronarët janë të detyruar të kontribuojnë financiarisht në përpjesëtim me kuotën e tyre të pronësisë. Njësitë individuale duhet të mirëmbahen nga vetë pronarët, të cilët nuk duhet të dëmtojnë as hapësirat e përbashkëta, as njësitë e fqinjëve.

Kur riparimet apo ndërhyrjet kërkojnë inspektim të një njësie tjetër, pronarët janë të detyruar të japin leje për hyrje, me kusht që të jenë njoftuar me shkrim. Në rast refuzimi, kryesia e ndërtesës mund t’i drejtohet policisë bashkiake për të mundësuar riparimin. Ankimi në gjykatë ndaj këtij vendimi nuk pezullon ndërhyrjen e inspektimit dhe të riparimit.

Vendimet për përmirësime, me shumicë të cilësuar

Neni 39 parashikon se përmirësimet e zakonshme në funksionimin e ndërtesës (si ndriçimi, mirëmbajtja e ambienteve të përbashkëta) miratohen me shumicë të thjeshtë të kuotave. Ndërsa ndërhyrjet më të mëdha, si lyerja e fasadës, mirëmbajtja e çatisë, vendosja e ashensorëve apo sistemeve të ngrohjes, kërkojnë miratimin e 75% të pronarëve.

Për ndërhyrjet e mëdha ose rinesimet e pronës që ndikojnë në strukturën dhe sigurinë e ndërtesës, si riparime pas tërmeteve apo probleme në kornizë, vendimet duhet të bazohen në standardet e miratuara nga Instituti i Ndërtimit dhe të miratohen po ashtu me 75% të kuotave.

Ndryshimet nga pronarët individualë, nën mbikëqyrjen e asamblesë

Ligji i ri e lejon pronarin të bëjë ndryshime në njësinë e tij, për sa kohë nuk preken njësitë e tjera, struktura e ndërtesës apo rrjetet teknike. Pronari i njësisë mund ta ndryshojë pamjen e pronës së përbashkët ose pamjen e jashtme të njësisë individuale, pjesë e një kompleksi, duke përfshirë këtu arkitekturën, si: fasadën, veshjet, kornizat, dyert, hyrjet, tjegullat, oxhaqet, dritaret, grilat, ngjyrën, stilin, vetëm pasi ka marrë më parë miratimin me shkrim të shumicës së thjeshtë të votave nga asambleja, si dhe është në përputhje me legjislacionin për planifikimin e territorit.

Ndërsa për të bërë ndërtim në katin e fundit të një ndërtese apo ndërtime mbi katin e fundit të njësisë individuale, pjesë e një kompleksi, vetëm pasi ka marrë më parë miratimin me shkrim të shumicës së cilësuar të votave prej tre të katërtat nga asambleja.

Çdo ndryshim në pamjen ose përdorimin e pjesës së përbashkët apo përmirësim ose ndryshim i njësisë individuale duhet të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

Dëmtimet dhe sigurimi i detyrueshëm

Sipas nenit 41, kushdo që dëmton pronën e përbashkët apo një njësie tjetër, është i detyruar ta riparojë ose të mbulojë shpenzimet. Ligji përcakton gjithashtu se sigurimi i njësisë është përgjegjësi e pronarit, ndërsa sigurimi i detyrueshëm i objektit në bashkëpronësi është përgjegjësi e asamblesë. Qeveria do të miratojë metodologjinë e tarifimit dhe do të vendosë mbështetje për shtresat në nevojë.

Sanksionet dhe ankimimet

Ligji  rregullon sanksionet për shkelje të rregullave të bashkëjetesës në ndërtesat me bashkëpronësi, si dhe procedurat e ankimimit ndaj gjobave.

Më konkretisht, shkeljet e etikës apo pengimi i bashkëpronarëve në përdorimin e hapësirave të përbashkëta procedohet fillimisht me paralajmërim. Në rast përsëritjeje, aplikohet gjobë nga 5 000 deri në 10 000 lekë.

Për moslejimin e riparimeve apo inspektimeve në hapësirat e përbashkëta brenda një njësie, Policia Bashkiake apo struktura përkatëse e inspektimit cakton afat për ndreqje; në rast moszbatimi, vendoset gjobë 5 000–10 000 lekë.

Mosrespektimi i standardeve të administrimit nga administratori ose shoqëria e administrimit ndëshkohet me gjobë në të njëjtën masë, pas afatit për ndreqje të të metave. Për shkeljet e përsëritura, masa e gjobës rritet me 20%.

Ankimi kundër gjobës mund të bëhet në gjykatë brenda 30 ditëve nga njoftimi, por ankimi nuk pezullon ekzekutimin e gjobës. Mbledhja e gjobave realizohet nga administrata vendore përkatëse./ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
administrimi bashkepronesia gjoba ndërtesat riparimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

gazetar_112:32 - Korrik 24, 20260

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar “Raportin e Gjendjes në Mjedis 2025”, ku analizohet gjendja…

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:30 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

09:38 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter