Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rivlerësimi i pasurive me tatim 5% ende nuk ka nisur: ligji nuk është dekretuar, mungojnë aktet nënligjore

23:45 - Dhjetor 31, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Edhe pse u deklarua se do të hynte në fuqi nga 1 janari 2026, procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me tatimin e reduktuar 5% nuk ka nisur ende dhe mbetet e paqartë se kur do të bëhet funksional. Shkak për këtë situatë është bërë mosdekretimi i ligjit nga Presidenti i Republikës, si dhe, për rrjedhojë, mungesa e akteve nënligjore dhe e udhëzimit të përbashkët nga Ministria e Financave dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Në ditët e fundit të vitit 2025, Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA) i është drejtuar zyrtarisht Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke kërkuar dekretimin sa më të shpejtë të Ligjit nr. 85/2025, datë 12.12.2025 “Për Rivlerësimin e Pasurisë së Paluajtshme”.

Në letrën drejtuar Kreut të Shtetit, NAREA thekson se ka ndjekur me vëmendje zhvillimet përgjatë vitit 2025, veçanërisht iniciativat që lidhen me rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me një tatim të korrigjuar, të cilat i konsideron ndërhyrje të rëndësishme për tregun imobiliar dhe për qytetarët.

Sipas shoqatës, miratimi i këtij ligji është rezultat i një pune intensive 12-mujore në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave, Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ligjvënësit dhe aktorë të tjerë të përfshirë në proces. NAREA e cilëson Ligjin nr. 85/2025 jo vetëm si një sukses institucional, por edhe si një lajm të shumëpritur prej më shumë se një viti e gjysmë.

Shoqata vlerëson se ligji prek drejtpërdrejt rreth 500 mijë familje shqiptare, të interesuara për të rivlerësuar pasurinë e tyre sipas vlerës së tregut, si dhe dhjetëra mijëra familje të tjera që shpresojnë për alternativa më të përballueshme strehimi, si efekt zinxhir i zbatimit të këtij mekanizmi. Po ashtu, sipas NAREA-s, mbi 5 300 kontrata “Premtim Shitje” aktualisht aktive mbeten të bllokuara në pritje të rivlerësimit. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
dekreti NAREA pasuritë presidenti rivlerësimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

gazetar_109:17 - Korrik 23, 20260

Siguria në internet, mbrojtja e konsumatorëve dhe lufta kundër përmbajtjeve të paligjshme pritet të hyjnë…

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

09:17 - Korrik 23, 2026

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

06:01 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:00 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter