Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Revolut arrin 4 milionë klientë në Itali dhe bëhet banka e pestë

15:45 - Shtator 22, 2025 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Banka digjitale Revolut njoftoi se ka kaluar shifrën e 4 milionë klientëve në Itali, duke u renditur mes pesë bankave të para në vend për numër klientësh, pasi më parë ishte pozicionuar edhe si banka e huaj numër një që operon në Itali. Ky hap i ri vjen pas njoftimit për arritjen e 3 milionë klientëve në janar.

Një rol kyç në këtë rritje ka pasur lançimi i fundit i Iban-eve italiane, që thjeshtojnë transaksionet e përditshme, mundësojnë marrjen e pagës në llogarinë Revolut dhe pagesën e faturave apo debitimeve direkte pa pengesa – të gjitha nën mbikëqyrjen e autoritetit rregullator italian.

Interesi në rritje

«Interesi i italianëve për Revolut po rritet ndjeshëm. Sot, 4 italianë në minutë bëhen klientë tanë, gjë që tregon se ofrojmë një produkt të përshtatur për tregun dhe që marka jonë vlerësohet realisht. Me gati 1 italian në 10 tashmë klient të Revolut, synojmë të hyjmë mes tre bankave të para për numër klientësh deri në vitin 2026», tha Zunzunegui.

«Arsyet e suksesit të Revolut në Itali duhen kërkuar te një produkt i fuqishëm, që shkon përtej bankingut tradicional dhe i përgjigjet realisht nevojave të klientëve, si edhe te një brand që emocionon dhe ndan vizionin e vlerat me publikun e vet».

Numri i klientëve që marrin pagën në llogarinë Revolut është rritur me 62% që nga nëntori, kur përdorej ende Iban-i lituanez. Ndërkohë, përdoruesit që e rimbushin llogarinë me të paktën 1.000 euro në muaj janë rritur me 630% nga nëntori.

Çfarë po ndodh me Iban-in?

«Po shohim një efekt të qartë “Iban” në mënyrën se si klientët përdorin Revolut», shton Nicola Vicino, General Manager i Revolut Bank Italia. «Nga njëra anë, më shumë klientë kanë zgjedhur të marrin pagën në Revolut pas prezantimit të Iban-it italian; nga ana tjetër, edhe ata që marrin pagën diku tjetër preferojnë ta përdorin Revolut për shpenzimet e përditshme. Kjo tregon se përvoja që ofrojmë vlerësohet dhe se njerëzit na besojnë».

Që nga janari, Revolut ka nisur migrimin nga Iban-i lituanez në atë italian, për ata që jepnin pëlqimin pas njoftimit në aplikacion. Megjithatë, disa grupe klientësh ende nuk e kanë marrë, ose po e marrin këto ditë, për shkak të funksioneve të veçanta të llogarisë ose kërkesës për të përditësuar diçka.

P.sh., ata që kishin llogari të përbashkët nuk mund të migronin deri tani, por Revolut sapo ka mundësuar këtë opsion. Nëse aplikacioni nuk është i përditësuar ose ka saldo negative, përdoruesi nuk merr njoftimin për migrim. Mjafton një update i aplikacionit ose shtim fondesh. Në raste të tjera, migrimi dështon për shkak të mungesës së dokumenteve ose informacionit. Revolut konfirmon gjithashtu se për llogaritë Revolut Pro dhe ato për të miturit, po punohet për të eliminuar vonesat.

Nisma të tjera

Aplikacioni është pasuruar së fundmi me funksione inovative si: eSIM për të qëndruar gjithmonë të lidhur gjatë udhëtimeve, Duo për menaxhimin më të mirë të përfitimeve financiare në planet me pagesë, si edhe programi i besnikërisë RevPoints, që shpërblen klientët me milje ajrore e zbritje në eksperienca dhe akomodime (zbatohen kushtet e RevPoints, Stays & Experiences).

Së shpejti, Italia do të ketë bankomatët Revolut të gjeneratës së re, të prezantuar fillimisht në Spanjë. Ndërkohë, llogaria e kursimit “Conto Deposito senza Vincoli”, me interes deri në 2,50% të paguar çdo ditë, ka arritur mbi 100.000 hapje llogarish që prej janarit. Vitin e kaluar, kompania nisi edhe POS-et për tregtarët.

Partneritetete

Në nivel global, Revolut ka nënshkruar një partneritet me Audi, që do të sjellë iniciativa për fansat e Formula 1 duke nisur nga 2026. Në Itali, marrëveshja me Como 1907 synon të forcojë lidhjet me komunitetin futbollistik./Përshtati nga Corriere della Sera, ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
iban italia klientët revolut
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026

Euro në ligj, leku në provë, ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria nuk është gati për monedhën evropiane

06:00 - Korrik 21, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:31 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

gazetar_212:10 - Korrik 21, 20260

Shqipëria renditet e gjashta në botë për numrin e mbërritjeve turistike ndërkombëtare në raport me…

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:10 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:02 - Korrik 21, 2026

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

11:52 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter