Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Regjistrimi dhe hyrja në treg e operatorëve të komunikimeve elektronike, çfarë parashikon rregullorja e re e AKEP

05:03 - Prill 2, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka miratuar rregulloren e re për zbatimin e Regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm, duke shfuqizuar zyrtarisht rregulloren e vitit 2017 dhe duke sjellë një ndryshim të thellë në mënyrën se si rregullohet tregu i komunikimeve elektronike në Shqipëri.

Rregullorja e re mbështetet në ligjin nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike”, i cili ka përafruar kuadrin shqiptar me Kodin Evropian të Komunikimeve Elektronike (EECC), duke reflektuar zhvillimet e fundit në tregun digjital dhe nevojën për një rregullim më modern dhe funksional.

Ndryshe nga rregullorja e mëparshme, e cila kishte një qasje kryesisht formale ndaj regjistrimit të operatorëve, kuadri i ri vendos një regjim funksional autorizimi, ku theksi vihet te transparenca, kapacitetet reale operacionale, siguria e rrjeteve, si dhe mbrojtja e përdoruesve dhe e të dhënave personale.

Një nga ndryshimet kryesore është kalimi i plotë drejt njoftimit elektronik përmes sistemit online të AKEP, duke reduktuar ndjeshëm procedurat fizike dhe duke rritur gjurmueshmërinë administrative. Në këtë kuadër, për herë të parë futet edhe Certifikata e Konfirmimit, një dokument zyrtar që provon regjistrimin e operatorit dhe përcakton qartë rrjetet dhe shërbimet e autorizuara, shtrirjen gjeografike dhe kushtet e zbatueshme.

Rregullorja e re sjell gjithashtu një zgjerim të listës së shërbimeve që mund të ofrohen nën këtë regjim, duke përfshirë për herë të parë shërbimet M2M, shërbimet e rishitjes, aksesin në internet, linjat me qira, rrjetet e emergjencës, si dhe rrjetet satelitore dhe hibride. Ky klasifikim e afron më tej tregun shqiptar me zhvillimet e fundit në fushën e IoT dhe broadband-it.

Në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, rregullorja përjashton shprehimisht nga autorizimi shërbimet e komunikimit ndërpersonal të pavarura nga numrat, si platformat OTT, duke sqaruar kufijtë mes telekomunikacionit tradicional dhe shërbimeve digjitale globale.

Një tjetër element i rëndësishëm është vendosja e kritereve më të detajuara për kapacitetet e operatorëve, përfshirë staf teknik të kualifikuar, strukturë organizative funksionale dhe plane sigurie për rrjetet, me synimin për të garantuar që në treg të operojnë subjekte reale dhe të qëndrueshme.

AKEP do të krijojë gjithashtu një bazë elektronike publike, ku do të publikohen të dhënat kryesore për operatorët dhe shërbimet e tyre, duke rritur transparencën për konsumatorët dhe investitorët.

Ndërkohë, rregullorja parashikon një periudhë kalimtare, ku të gjithë operatorët ekzistues duhet të ri-njoftojnë brenda 3 muajve për t’u pajisur me Certifikatën e re të Konfirmimit, çka pritet të sjellë një “pastrim” të regjistrit aktual. /ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
akep broadband funksionale linjat me qira rregullorjaa
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter