Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi

    16:39 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Reagon mikrofinanca: Nuk kemi lidhje me “mbledhësit e borxheve”, dënojmë praktikat e kundraligjshme

    12:28 - Korrik 20, 2022 Kryesore
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Përfaqësuesit e mikrofinancës kanë reaguar ndaj shqetësimit të ngritur në fundjavë nga Presidenti i Republikës, për nevojën e mbrojtjes së qytetarëve që janë debitorë në subjektet financiare jobanka.

    Në reagimin e saj, Shoqata Mikrofinanca Shqiptare (AMA) shprehet se të gjitha subjektet anëtare nuk adoptojnë dhe as ndjekin praktika të kundraligjshme apo jo etike në veprimtarinë e tyre.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    “Çdo anëtar i kësaj Shoqate vepron në përputhje me kuadrin legjislativ dhe rregullator në fuqi, i konfirmuar nga licencimi dhe mbikëqyrja periodike e Bankës së Shqipërisë dhe çdo shmangie nga ky kuadër adresohet me masa të posaçme ligjore ose administrative.

    Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj distancohen me forcë nga ato shoqëri të mbledhjes së kredive, të cilat operojnë nëpërmjet praktikave jo ligjore, jo etike, korruptive.

    Institucionet e mikrokredisë mbajnë të njëjtën licencë veprimtarie me shoqëritë e mbledhjes së borxhit, por duhet të kuptohet nga tregu që aktiviteti i tyre nuk është i njëjtë.

    Veprimtaria e Anëtarëve të Shoqatës së Mikrofinancës Shqiptare konsiston në kreditimin e individëve dhe bizneseve dhe këto institucione nuk blejnë kredi të këqija nga asnjë bankë apo institucion tjetër kredidhënieje. Ndaj, shqetësimet e ngritura nga ana e Presidentit apo instancave të tjera ligjvënëse apo ligjzbatuese, duhet të adresohen specifikisht tek ato institucione të cilat merren me administrimin dhe mbledhjen e borxheve të këqija, dhe jo tek institucionet financiare jo banka në përgjithësi,” thuhet në reagimin e Shoqatës.

    Sipas shoqatës që mbledh shumicën e kompanive të mikrofinancës në vend, kredidhënia nga të gjithë Anëtaret e Shoqatës kryhet në përputhje me kapacitetin ripagues dhe prirjen e çdo kredimarrësi për të zbatuar detyrimet kontraktuale.

    Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj shprehen të vendosur të intensifikojnë përpjekjet e tyre në drejtim të edukimit financiar, përfshirjes financiare, ndihmës të shtresave në nevojë, eliminimin e hendekut gjinor në sipërmarrje dhe krijimin e vendeve të punës nëpërmjet sipërmarrjes, dhe do vijojnë të mbështesin ekonominë shqiptare nëpërmjet standardeve më të larta të ushtrimit të veprimtarisë së tyre.

    “Në të njëjtën kohë, shprehim gatishmërinë tonë si aktorë aktivë në tregun e kredidhënies, që të bashkëpunojmë me autoritetet ligjvënëse dhe ligjzbatuese, ato qeveritare, rregullatore e mbikëqyrëse, për hartimin e një kuadri ligjor dhe rregullator sa më të plotë, i cili do të përcaktojë qartësisht proceset dhe procedurat e mbledhjes së huave dhe do të identifikojë saktësisht të gjithë aktorët e përfshirë, sipas të drejtave dhe detyrimeve, për të shmangur abuzimin, zhvatjen dhe keqpërdorimin e situatës së vështirë financiarë të qytetarëve, të cilat shkaktojnë probleme të thella ekonomiko-sociale në vend,” thuhet më tej në reagimin e AMA-s.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    kreditë mikrofinanca presidenti shoqata e mikrofinancës
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi

    16:39 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    gazetar_218:06 - Korrik 17, 20250

    Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime…

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025

    Rriten me 45% bizneset e huaja të regjistruara në Shqipëri në 3-mujorin e dytë të vitit

    13:11 - Korrik 17, 2025

    Trendet e tregtisë, rriten eksportet në drejtim të Kosovës dhe importet nga Kina

    11:50 - Korrik 17, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    18:06 - Korrik 17, 2025

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    15:40 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    13:11 - Korrik 17, 2025

    Rriten me 45% bizneset e huaja të regjistruara në Shqipëri në 3-mujorin e dytë të vitit

    Të Fundit

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi

    16:39 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter