E nisur në kuadër të Rrjetit Rajonal të Grave në Sipërmarrje (RNWE), nisma e nominimit është pjesë e agjendës më të gjerë rajonale të RCC-së për fuqizimin ekonomik të grave, rritjen e konkurrueshmërisë, zhvillimin gjithëpërfshirës dhe bashkëpunimin rajonal.
Sipas njoftimit, ky edicion do të kulmojë me shpalljen e “Gjashtë Sipërmarrëseve të Vitit 2026” në Ballkanin Perëndimor, e cila do të mbahet më 30 qershor 2026 në Sarajevë, në kuadër të Forumit për Barazinë Gjinore.
Njëkohësisht, kjo nismë lidh historitë e suksesit në sipërmarrje me punën më të gjerë të RCC-së për aksesin në financa, forcimin e rrjeteve, rritjen e dukshmërisë, përmirësimin e të dhënave të ndara sipas gjinisë dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në tranzicionin e gjelbër dhe atë digjital.
Nominimet do të jenë të hapura deri më 14 maj 2026.
Gjashtë fituese do të shpallen në kategoritë e mëposhtme:
Sipërmarrësja e Gjelbër
Për një grua sipërmarrëse që ka zhvilluar një kompani me teknologji më të pastra, produkte të ricikluara, zgjidhje të qëndrueshme mjedisore ose produkte dhe shërbime që reduktojnë dëmtimin e mjedisit, minimizojnë ndotjen dhe përdorimin e burimeve, përmirësojnë ciklin jetësor të produktit ose mbështesin vendet e reja të punës në ekonominë e gjelbër dhe tranzicionin e gjelbër.
Sipërmarrësja Artistike
Për një grua sipërmarrëse që ka zhvilluar një kompani në fushën e artit, kulturës, dizajnit, modës, stilit të jetesës, artizanatit ose industrive të tjera krijuese.
Sipërmarrësja në ICT
Për një grua sipërmarrëse që ka zhvilluar një biznes në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (ICT) dhe/ose ka përdorur mjete digjitale, teknologji dhe inovacion për të ofruar zgjidhje për tregun lokal, rajonal ose më gjerë.
Sipërmarrësja në Turizëm
Për një grua sipërmarrëse që ka zhvilluar një kompani në sektorin e turizmit dhe kontribuon në promovimin e turizmit, rritjen e dukshmërisë lokale dhe rajonale, produkteve tradicionale, rekreacionit dhe argëtimit, aktiviteteve të lidhura me natyrën, agroturizmit apo shërbimeve të ngjashme.
Sipërmarrësja e Re
Për një grua të re sipërmarrëse, deri në 35 vjeç, që ka demonstruar një zgjidhje inovative biznesi, iniciativë sipërmarrëse ose një produkt apo shërbim me potencial të lartë rritjeje, ndikimi dhe dukshmërie.
Sipërmarrësja “Ylli Social”
Për një grua sipërmarrëse që ka nisur dhe/ose zhvilluar biznesin e saj përmes përdorimit shumë efektiv të mediave sociale, komunikimit digjital dhe promovimit online.
Regional Cooperation Council do të përzgjedhë 6 (gjashtë) gra sipërmarrëse, nga një për secilin vend të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, të cilat plotësojnë kriteret e mësipërme.
Njëkohësisht, mund të jepet edhe një Vlerësim i Veçantë i Jurisë, në varësi të cilësisë dhe diversitetit të nominimeve të paraqitura.
Informacionet më të detajuara dhe mënyra e nominimit gjendet në faqen: https://www.rcc.int/pages/173/western-balkans-six-women-entrepreneurs-of-the-year-2026

