Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Raporti i XPrimm, shqiptarët sigurojnë më pak jetën në rajon

10:45 - Maj 27, 2026 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në krahasim me vendet e rajonit dhe më gjerë, shqiptarët janë ata që e sigurojnë më pak jetën. Sipas raportit më të fundit të Xprimm për vitin 2025, sigurimi i jetës në Shqipëri ka vijuar të mbetet në nivele shumë të ulëta në raport me produktet e tjera të sigurimit.

Konkretisht, sigurimi i jetës në vendin tonë përbën vetëm 9% të portofolit të primeve në të gjitha shoqëritë e sigurimit, ndërsa në vende të tjera të rajonit dhe Evropës Qendrore e Lindore kjo peshë është dukshëm më e lartë. Në Hungari sigurimi i jetës zë mbi 41% të portofolit total të primeve, në Sllovaki rreth 36%, ndërsa në Poloni dhe Slloveni mbi 27%. Edhe rritja e primeve të këtij produkti në Shqipëri ka qenë më e ulët krahasuar me vende si Hungaria, Rumania apo Maqedonia e Veriut.

Megjithatë, për sa i përket produktit MTPL e brendshme, i cili i referohet sigurimit të mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta në rastet kur i siguruari përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore apo shëndetësore, Shqipëria mbetet vendi me varësinë më të lartë ndaj këtij produkti në të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore. Sipas të dhënave të vitit 2025, MTPL-ja zë rreth 62% të portofolit të primeve në të gjitha shoqëritë e sigurimit në Shqipëri, një përqindje dukshëm më e lartë se në vendet e tjera të rajonit.

Nga ana tjetër, sigurimi i pronës paraqitet thuajse në të njëjtat nivele në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pavarësisht se ky rajon është mjaft i ekspozuar ndaj fatkeqësive natyrore, rreziqeve të lidhura me klimën si zjarret, përmbytjet dhe të tjera, sërish ndërgjegjësimi për mbrojtjen e pronës ndaj kërcënimeve të tilla mbetet i ulët. Në Shqipëri, sigurimi i pronës zë vetëm rreth 10% të totalit të primeve.

Nëse bëjmë një përllogaritje në bazë të shumës së primeve, Polonia mbetet tregu më i madh i sigurimit të jetës në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, me mbi 5.8 miliardë euro prime në vitin 2025. Ndërkohë, Shqipëria vijon të mbetet ndër tregjet më të vogla, me vetëm rreth 25 milionë euro prime në sigurimin e jetës. Edhe vende me popullsi më të vogël ose të ngjashme me Shqipërinë, si Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi, paraqesin nivele më të larta të ndërgjegjësimit për sigurimet, që pasqyrohet në raportin më të lartë të primeve ndaj ekonomisë dhe portofolit total të sigurimeve./scan tv

 

Ekofin Media
Ekofin Media
Jetën rajon sigurojnë xprimm
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Posta Shqiptare hyn në tregun e sigurimeve, licencohet nga AMF si agjent për Sigal dhe Albsig

11:55 - Korrik 23, 2026

Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

10:44 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter