Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Raporti i BB, Kosova me cilësinë më të ulët të punës në Ballkan

11:09 - Tetor 8, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pavarësisht përparimeve në vitet e fundit, cilësia e punës në Kosovë mbetet ndër më të dobëtat në rajon, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore “Towards Better Jobs”. Tregu i punës kosovar po formalizohet gradualisht, me më shumë punonjës me paga dhe kontrata, por shumica e të punësuarve ende përballen me mangësi strukturore të thella, nga mungesa e sigurimeve shoqërore e deri te kontratat e përkohshme dhe pagat nën mesataren kombëtare.

Raporti tregon se cilësia e punës është përmirësuar në gjithë Ballkanin Perëndimor, por hendeku i Kosovës mbetet alarmant. Një tregues i posaçëm, Indeksi i Cilësisë së Punës (Job Quality Index – JQI), e vendos Kosovën në fund të klasifikimit: në vitin 2023, rreth 26.4% e punonjësve rezultonin të prekur nga “privimi i cilësisë së punës”, gati katër herë më shumë se Bosnja dhe Hercegovina apo Serbia, ku kjo përqindje ishte nën 7%.

Në vitin 2019, situata ishte edhe më e rëndë: mbi 70% e të punësuarve me pagë në Kosovë konsideroheshin në punë me cilësi të ulët. Deri në vitin 2023 kjo përqindje ra në rreth 60%, falë rritjes së punësimit me pagë dhe politikave për rritjen e pagës minimale, por pa ndryshime thelbësore në aspektin e sigurimeve apo stabilitetit të punës.

Pagat dhe sigurimet – dobësitë më të mëdha

Sipas raportit, problemet kryesore të tregut të punës në Kosovë lidhen me mungesën e përfitimeve dhe pasigurinë kontraktuale, të cilat përbëjnë 70–80% të totalit të privimit në cilësinë e punës. Përfitimet e ulëta nga sigurimet shoqërore, mungesa e kontratave të përhershme dhe informaliteti i lartë e bëjnë punësimin kosovar të pasigurt dhe pak tërheqës, sidomos për të rinjtë dhe punëtorët me aftësi të ulëta.

Ndërkohë, dimensioni i pagës në indeks luan një rol më të vogël në përkufizimin e cilësisë së punës, por mbetet simboli më i dukshëm i pabarazisë. Shumica e të punësuarve në Kosovë janë nën pagën mesatare, ndërsa rritja e fundit e pagës minimale ka ndihmuar vetëm në ngushtimin e pjesës së punëve me pagesë shumë të ulët, pa sjellë një rritje reale të produktivitetit.

Raporti thekson se rritja e punësimit me pagë në Kosovë ka ndihmuar në uljen e përqindjes së punëve me cilësi të dobët, një tregues i formalizimit gradual të tregut të punës. Megjithatë, intensiteti i privimit, pra, thellësia e problemeve për ata që mbeten në punë me cilësi të ulët – nuk ka ndryshuar pothuajse fare, duke qëndruar në rreth 44–46%.

Kjo do të thotë se, edhe pse numri i punëve të dobëta po bie, ata që mbeten në sektorë të brishtë (si bujqësia dhe ndërtimi) ende përballen me paga të ulëta, mungesë sigurimesh dhe kushte pune jo dinjitoze.

Në Kosovë, megjithëse është bërë progres në formalizim dhe punësim me pagë, cilësia e punës mbetet pengesë madhore për zhvillimin ekonomik dhe për frenimin e emigracionit të të rinjve. /ekofin.al

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
aftesite kosova puna raporti i bankes boterore sigurimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter