Raporti i Bankës Botërore për “Inputet e transportit në Ballkanin Perëndimor, Narrativa e Rritjes së Gjelbër” adreson problematikat që lidhen me mjedisin dhe tranzicionin e gjelbër për këtë sektor.
Raporti bën thirrje për kalimin në në një flotë më të pastër të automjeteve rrugore, si çelësi për reduktimin e varësisë së rajonit nga importet e produkteve të naftës, për të reduktuar ndotjen lokale në zonat urbane, si dhe për të ulur emetimet e gazeve serrë.
Sipas të dhënave në Ballkanin Perëndimor flota e mjeteve të dorës së dytë po rritet me shpejtësi, mjetet janë të vjetëruara, me standarde të dobëta mjedisore dhe më shumë se 70% janë me naftë dhe karburante me cilësi të ulët. Shifra në Shqipëri rezuton 114% midis viteve 2013-2023. Ndërkohë mesatarja e BE-së për këto mjete është 309 automjete për 1000 banorë.
Gjithashtu, ndërmjet 45 dhe 65 për qind e automjeteve të regjistruara në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut janë ende të standardit Euro 35 ose më të ulët.
Kur bëhet fjalë për moshën e flotës ekzistuese, në Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi rreth 80 përqind e automjeteve janë më të vjetra se 10 vjet, dhe në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut kjo përqindje arrin në rreth 90 për qind.
Aspiratat për të arritur lëvizshmërinë elektrike do të duhet gjithashtu të pajtohen me rrethanat e tregut, pasi automjetet elektrike janë akoma më të kushtueshme dhe jokonkurruese për përdoruesit individualë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kontekstin e një tregu të karakterizuar nga çmime të ulëta të automjeteve të importuara (p.sh., 70 për qind e automjeteve të shitura në Shqipëri në 2022 kishin një çmim nën 5,000 euro).
Sipas raportit, një shembull i mirë është Bashkia e Tiranës, e cila u dha përparësi automjeteve të prodhuara së fundmi dhe miqësore me mjedisin (elektrike, hibride dhe Euro 6) për akses në licenca shtesë për taksi. Duke filluar nga viti 2016, kjo ka çuar në rritjen e investimeve nga disa operatorë për të vendosur automjete elektrike dhe për të investuar në infrastrukturën e karikimit. /ekofin.al