Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, zbulohen 770 mijë euro detyrime

17:32 - Korrik 11, 2026

Alarmi për shtrenjtimin e ushqimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve në supermarketet kryesore

14:00 - Korrik 11, 2026

“Forbes”: Shqipëria, destinacioni më i përballueshëm për turistët amerikanë

13:43 - Korrik 11, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Raporti alarmues i ETF, rreth 40% e mjekëve shqiptarë synojnë të largohen nga vendi

06:05 - Maj 26, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Largimi i mjekëve nga Shqipëria dhe Kosova në drejtim të shteteve të BE-së po kthehet në një nga sfidat më të mëdha për sistemet shëndetësore të dy vendeve. Një raport i fundit i European Training Foundation mbi “Aftësitë për migrim të drejtë dhe efikas të punës” tregon se niveli i migrimit potencial të mjekëve është shumë i lartë, sidomos tek brezat e rinj, ku më shumë se gjysma e mjekëve shqiptarë dhe gati dy të tretat e mjekëve kosovarë shprehin dëshirën për t’u larguar.

Studimi bazohet në anketime të realizuara gjatë viteve 2023-2025 me 729 mjekë në Shqipëri dhe 310 në Kosovë, si edhe në intervista të drejtpërdrejta me mjekë të dy vendeve.

Gati 40% e mjekëve në Shqipëri dhe 46.5% në Kosovë planifikojnë të emigrojnë

Sipas raportit, 39.7% e mjekëve në Shqipëri dhe 46.5% në Kosovë deklarojnë se kanë synim të migrojnë. Fenomeni është edhe më i fortë tek grupmosha 24-40 vjeç, ku 52.9% e mjekëve shqiptarë dhe 65.7% e mjekëve kosovarë planifikojnë të largohen.

Të dhënat tregojnë se tendenca për emigrim bie ndjeshëm pas moshës 40-vjeçare. Në raport theksohet se “një në dy mjekë të rinj nga Shqipëria dhe dy në tre nga Kosova planifikojnë të migrojnë”. Kulmi i dëshirës për emigrim është tek mjekët nën 29 vjeç, ku në Kosovë niveli arrin rreth 77%, ndërsa në Shqipëri afro 70%. Në grupmoshën 30-39 vjeç, niveli mbetet i lartë me rreth 56% në Kosovë dhe 47% në Shqipëri. Pas moshës 40-vjeçare, përqindjet bien ndjeshëm.

Sa mjekë mund të largohen realisht?

Raporti dallon mes dëshirës për emigrim dhe migrimit të mundshëm real. Duke analizuar njohjen e gjuhëve të huaja, kontaktet jashtë vendit dhe informacionin për vendet pritëse, ETF vlerëson se 16% e mjekëve shqiptarë dhe 21.4% e mjekëve kosovarë klasifikohen si “me gjasa për të migruar”.

Bazuar në numrin total të mjekëve në dy vendet, raporti vlerëson se në vitet e ardhshme mund të largohen rreth 860 mjekë nga Shqipëria dhe rreth 730 nga Kosova.

Shumica planifikojnë të largohen brenda tri viteve

Sipas të dhënave për migrimin potencial, 22.7% e mjekëve shqiptarë që duan të emigrojnë planifikojnë largimin brenda një viti, ndërsa 36.9% brenda tri viteve të ardhshme.

Në Kosovë, ritmi është edhe më i shpejtë: 34.5% planifikojnë të largohen brenda një viti dhe 42.6% brenda tre viteve. Vetëm 7.4% e mjekëve kosovarë deklarojnë se do të largoheshin në 10 vitet e ardhshme, krahasuar me 14.3% në Shqipëri.

Raporti tregon gjithashtu se 24.4% e mjekëve shqiptarë dhe 15.5% e mjekëve nga Kosova mbeten ende të pavendosur për kohën e emigrimit.

Vendimi për emigrim merret bashkë me familjen

Të dhënat e raportit tregojnë se vendimi për emigrim nuk është vetëm individual. Në Shqipëri, 49.1% e mjekëve deklarojnë se vendimi merret bashkë me familjen, ndërsa në Kosovë kjo shifër është 42.3%.

Ndërkohë, 47% e mjekëve në Shqipëri dhe 54.2% në Kosovë thonë se vendimin e marrin vetë. Në Kosovë vihet re një diferencë gjinore më e fortë: 59.5% e burrave deklarojnë se vendimin e marrin individualisht, kundrejt 48.5% të grave.

Shqipëria dhe Kosova ndryshojnë te motivet e emigrimit

Raporti evidenton dallime mes dy vendeve lidhur me arsyet e largimit. Për mjekët shqiptarë dominojnë faktorët ekonomikë, si pagat, standardi i jetesës dhe kushtet financiare. Ndërsa në Kosovë, motivet kryesore lidhen më shumë me zhvillimin profesional, specializimet dhe mundësitë për trajnim të avancuar.

Gjermania dhe Zvicra rezultojnë destinacionet kryesore për mjekët kosovarë, ndërsa mjekët shqiptarë shfaqin një gamë më të gjerë vendesh të preferuara.

Mjekët shqiptarë më të prirur për emigrim të përhershëm

Raporti evidenton edhe ndryshime të forta në mënyrën se si perceptohet kohëzgjatja e emigrimit.

Rreth 31.6% e mjekëve potencialisht emigrantë në Shqipëri deklarojnë se synojnë të largohen “përfundimisht”, ndërsa në Kosovë kjo përqindje është dukshëm më e ulët, 17.2%.

Tek grupmosha 24-40 vjeç, diferenca mbetet e fortë: 30.4% e mjekëve shqiptarë planifikojnë emigrim të përhershëm, kundrejt 15.5% të mjekëve kosovarë.

Nga ana tjetër, në Kosovë dominojnë planet për emigrim të përkohshëm “për disa vite”, me 27.6% të të anketuarve, kundrejt 19.5% në Shqipëri.

Pothuajse gjysma e mjekëve në të dy vendet e konsiderojnë emigrimin si një zgjedhje “mendjehapur”, duke lënë të hapur mundësinë e kthimit në varësi të kushteve ekonomike dhe profesionale në vendet e tyre./ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
migrimi mjekët pagat profesionale Zhvillimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, zbulohen 770 mijë euro detyrime

17:32 - Korrik 11, 2026

Alarmi për shtrenjtimin e ushqimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve në supermarketet kryesore

14:00 - Korrik 11, 2026

Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK

13:35 - Korrik 11, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, zbulohen 770 mijë euro detyrime

gazetar_217:32 - Korrik 11, 20260

Administrata Tatimore po intensifikon kontrollet ndaj individëve me pasuri dhe të ardhura të larta, të…

Alarmi për shtrenjtimin e ushqimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve në supermarketet kryesore

14:00 - Korrik 11, 2026

Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK

13:35 - Korrik 11, 2026

Lufta kundër piraterisë online, AMA njofton mbylljen e një tjetër platforme të paligjshme

11:45 - Korrik 11, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:32 - Korrik 11, 2026

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, zbulohen 770 mijë euro detyrime

14:00 - Korrik 11, 2026

Alarmi për shtrenjtimin e ushqimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve në supermarketet kryesore

13:35 - Korrik 11, 2026

Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, zbulohen 770 mijë euro detyrime

17:32 - Korrik 11, 2026

Alarmi për shtrenjtimin e ushqimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve në supermarketet kryesore

14:00 - Korrik 11, 2026

“Forbes”: Shqipëria, destinacioni më i përballueshëm për turistët amerikanë

13:43 - Korrik 11, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter